Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

1,096 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Flasin numrat: Ky i Mancinit eshte Interi me i forte i pese viteve te fundit…

Inter Club Staff

Corriere dello Sport ka hapur statistikat dhe ka vene ne dukje dicka qe numrat flasin: Ky Inter ne drejtimin e Mancinit eshte me i forti ne 5 vitet e fundit per sa i perket pikeve te grumbulluara, klasifikimit dhe distances me vendin e trete. 

Hera e fundit qe Interi arriti te kualifikohej per Champions League ishte ne 2010-2011: nga aty nisi nje rruge ne disheze per Interin qe ne kater sezonet e fundit e ka pare veten jashte Champions League per vite me radhe.

Niveli i kampionatit Italian dhe i skuadrave ne krye eshte rritur ndjeshem. Mjafton qe te mendosh se ne 2011-2012 distanca ndermjet vendit te trete dhe Interit ishte pikerisht 6 pike, por Interi i Stramaccionit ne ate kohe kishte gjashte pike me pak se Interi i tanishem. Nga ai sezon 2011-2012, sezoni me i mire i Interit ka qene ai i Mazzarrit qe arriti te kapte vendin e peste: ai Inter, si ky, pas 32 javesh kishte 64 pike, por ishte 14 pike larg vendit te trete. Pra, Interi ne kete moment eshte permiresuar ndjeshem, edhe pse per dike apo disa eshte nje sezon zhgenjyes. Numrat thone te kunderten: Eshte Interi me i mire i pese viteve te fundit.

Cattura

Foto nga Corriere dello Sport.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.