Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 8, 2022

Scroll to top

Top

183 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Flet agjenti i Brozovic: “Marcelo eshte kroati me i kerkuar ne kete merkato. E ardhmja? Duhet te qendroj pa folur.”

Flet agjenti i Brozovic: “Marcelo eshte kroati me i kerkuar ne kete merkato. E ardhmja? Duhet te qendroj pa folur.”
Inter Club Staff

I intervistuar nga e perditshmja kroate Sportske Novosti, Miroslav Bicancic, agjenti i Marcelo Brozovic, ka qartesuar pozicionin e mesfushorit te Interit ne prag te merkatos. 

Keto kane qene fjalet e tij: “Brozovic aktualisht eshte lojtari kroat me i kerkuar ne merkato: ai eshte ne versionin “prime” te tij, ka maturitetin qe duhet, ka kualitetet qe cdo futbollist do donte ti kishte.”

“Por nuk mund te marrim nje vendim per sezonin e ardhshem pa ardhur fundi i qershorit per shkak te situates qe ka kapluar Europen.”

“Nje transferim i tij me klauzole (prej 60 milione eurosh) mund te vije vetem gjate periudhes ndermjet 1 dhe 15 korrik. Ashtu si eshte shkruar edhe ne kontrate.”

Situata aktuale, nderkohe, mund te shtyje klubin te modifikoje keto parametra ne dakordesi me lojtarin vete,

Deri ne kete moment, tregon e perditshmja kroate, klubi nuk ka levizur ne kete drejtim por nga ana e lojtarit eshte planifikuar edhe nje jete ekstra-futbollistike ne Milano.

Ai ka blere nje apartament prej 5 milione eurosh me pamje nga San Siro pavarsisht se emri i tij eshte shume i nxehte ne merkato.

Ai deri perpara dy muajsh ka qene i kontaktuar edhe nga Real Madrid dhe kjo tregon se sa i kerkuar eshte ne merkato. Nderkohe sot flitet se edhe Barcelona eshte e interesuar per te.

Bicancic e mbyll fjalen e tij duke thene “do te shohim. Per momentin nuk duhet te flas sepse publiku duhet te dije sa me pak informacione deri sa te kemi zgjidhjen perfundimtare dhe vendimin qe do te merret.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.