Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

899 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Flet agjenti i Malcom: “Ai deshiron Interin si cdo lojtar ne rruzullin tokesor. Formula e transferimit…”

Flet agjenti i Malcom: “Ai deshiron Interin si cdo lojtar ne rruzullin tokesor. Formula e transferimit…”
Inter Club Staff

Interi po kerkon nje sulmues krahu sepse Spalletti deshiron nje lojtar cilesor qe te dije te dribloje, te krijoje superioritet numerik por edhe te shenoje nje sasi te rendesishme golash ne fund te sezonit. 

I pari emer ne listen e drejtorit sportiv Ausilio eshte ai i Malcom te Bordeaux dhe Interi po negocion me klubin francez qe kerkon nje shume teper te madhe per lojtarin brazilian, te pakten 40 milione euro.

FcInter1908 ka intervistuar sot ne menyre ekskluzive agjentin e Malcom, Fernando Garcia.

Kjo eshte intervista e plote e tij:

Ne Itali flitet per nje marreveshje te arritur ndermjet Inter dhe Malcom, cila eshte e verteta?

“Te dy klubet po flasin ende, po kerkojne te gjejne nje marreveshje me njera-tjetren.”

Interi nderkohe, a ka ndonje marreveshje fillestare me lojtarin vete? 

“Deri ne momentin qe dy klubet nuk do te arrijne nje marreveshje, ne nuk mund te flasim me Interin.  Jane dy klubet qe duhet te bien dakort. Per ne seshte problem.”

Bordeaux deshiron ta shese Malcom me titull perfundimtar?

“Po, ajo eshte ideja e Bordeaux.”

Po vullneti i lojtarit eshte qe te trasnferohet tek Interi?

“Cdo lojtar ne bote enderron te luaje per Interin, prandaj edhe ai nuk ben perjashtim. Do ta pranonte menjehere transferimin tek zikalterit.”

Interi deshiron ta mbylle kete marreveshje ne huazim me pagese dhe me te drejte blerje. Sipas teje, eshte e mundur?

“Per kete duhet te pyesni Bordeaux, une nuk e di se nese eshte kjo formula qe ata duan. Por e perjashtoj nje huazim te thjeshte, nuk perjashtoj ne fakt nje huazim me detyrim blerje ne fund te sezonit.”

Kjo ka qene intervista e plote e agjentit.

Sic eshte thene disa here ne oret e fundit, Interi deshiron qe te mos perfshije detyrimin e blerjes ne marreveshje por deshiron qe te rrise sa me shume shifren e huazimit qe ti “garantoje” ne nje fare menyre francezeve se zikalterit do e blejne lojtarin ne fund te sezonit me te drejten e blerjes.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.