Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 5, 2022

Scroll to top

Top

867 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Flet agjenti i Martinez: “Ja kush e bindi Lautaron per te ardhur tek Interi. Spalletti ka vendosur qe…”

Flet agjenti i Martinez: “Ja kush e bindi Lautaron per te ardhur tek Interi. Spalletti ka vendosur qe…”
Inter Club Staff

“Per Lautaro Martinez eshte nje enderr qe realizohet.”

Keto jane fjalet e Carlos El Beto Yaque, nje nga agjenteve te sulmuesit me te ri zikalter.

Ai ka folur per TuttoMercatoWeb dhe ka cekur perseri temen e transferimit te lojtarit ne Milano nga Racing.

Ja intervista e plote e tij per TMW:  

Cilat jane ndjesite e para pas firmes me Interin?

“Latuaro eshte shume i lumtur. Keto ditet e para milaneze kane qene te paharrueshme per te dhe plot me emocione. Interi nderkohe eshte nje gjigande e futbollit boteror.”

Ne shtepine zikalter ka shume entuziazem per blerjen e tij…

“Mikpritja ka qene shume e bukur. Te gjithe e kane pritur ne menyre te mrekullueshme duke e bere te ndihet menjehere si ne shtepine e tij.”

Sigurisht qe ai qe ka shtyre per kete marreveshje do kete qene nje Diego Milito, ish kampion i Interit por sot drejtor sportiv i Racing…

“Po, Milito ka qene fondamental per rrugetimin e tij si dhe per rritjen si lojtar te Lautaros. E ka ndihmuar gjithmone ate, duke e keshilluar te zgjedhe dhe te marre vendimet e duhura. Ka qene nje njeri kyc ne kete tratative…”

Image result for Lautaro Martinez inter

 

Na hiq edhe nje dyshim te fundit: A eshte e vertete qe Lautaro do e nise sezonin me Interin?

“Absolutisht po. Nuk do te rikthehet ne huazim tek Racing, do te bashkohet menjehere me zikalterit. Takimin me skuadren e ka ne fillim te korrikut. Ky eshte nje vendim i mister Spallettit te cilin e mirepresim.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.