
Flet babai i Rafinhes: “Djali im shume i lumtur tek Interi. E ardhmja varet nga Interi dhe nga…”
Ai eshte nje nga surprizat me te bukura te merkatos se Interit.
Kishte shume kohe qe Interi nuk bente nje goditje te duhur ne merkaton e janarit por braziliani ka treguar potencialin e tij te plote ne Serie A duke u bere nje nga njerezit me te rendesishem te Interit.
Per te, ka folur sot Mazinho, babai i lojtarit brazilian.
Ja fjalet e tij:
“Rafinha eshte shume i lumtur tek Interi, po punon shume mire dhe po kerkon vendin e tij ne Serie A.”
“Ne jemi shume te lumtur atje. Rafa eshte rritur shume dhe eshte rekuperuar plotesisht per te luajtur edhe 90 minuta.”
Keto kane qene fjalet e babait te Rafinhes ne frekuencat e Esports COPE, Mazinho, i cili eshte edhe agjenti i lojtarit qe ka dale nga akademia e Barcelones dhe qe ndodhet ne huazim me te drejte blerje tek zikalterit.
Ai ne fund ka shtuar:
“Kemi nje kontrate me Barcelonen. Nese qendron? Qendrimi varet totalisht nga Interi.”
“Varet shume nese klubi eshte i kualifikuar per ne Champions League dhe nese lojtari eshte i lumtur.”