Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

269 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Flet Conte ne prag te Inter-Samp: “Eriksen? Jam shume i lumtur per te: ja pse. Klasifikimi? Ne kemi shume deshire qe…”

Flet Conte ne prag te Inter-Samp: “Eriksen? Jam shume i lumtur per te: ja pse. Klasifikimi? Ne kemi shume deshire qe…”
Inter Club Staff

Kampionati rikthehet dhe Interi pergatitet qe te perballet me Sampdorian. 

Kjo ndeshje eshte shtyre qe ne shkurt. Antonio Conte nderkohe ka folur sot nepermjet Inter TV duke zevendesuar keshtu konferencen per shtyp ne prag te ndeshjes qe eshte tradicionale.

Keto kane qene fjalet e teknikut zikalter:

Sa deshire ka per te rifilluar gjithcka?

“Ne kemi shume deshire per te rifilluar: eshte normale, te stervitesh dhe aq nuk eshte mjaftueshem.”

“Kemi nevoje per ndeshje zyrtare. Kemi punuar shume qe te gjendemi gati. Na pret nje finale sezoni shume e fuqishme.”

Puna keto muaj ka sjelle edhe nje transformim te formacionit ne 3-4-1-2 me Eriksen si trekuartist. A ka zgjidhje te tjera formacioni per ndeshjet e ardhshme apo do te jete kjo?

“Ne kemi shfrytezuar kete moment per te punuar fort ne anen fizike dhe taktike.”

“Kemi kerkuar qe te punojme per te permiresuar sa me shume mekanizmat qe kishim por edhe per te studiuar zgjidhje te reja gjate ndeshjes ne vazhdim.”

“Eriksen? Tani eshte ambjentuar totalisht me realitetin tone. Jam shume i lumtur per te. Po kerkojme qe te gjejme karakteristika loje qe adaptohen me lojtaret tane.”

“Jam i lumtur se si kemi punuar sepse kemi implementuar metoda te reja gjate ketyre muajve qe me pare nuk i kishim perdorur.”

“Kjo ndalese na ka dhene mundesi qe te refelektojme dhe te permiresohemi dhe jam i lumtur sepse kemi punuar mire duke gjetur edhe zgjidhje te reja.”

Duhet bere me shume kujdes edhe per gjerat qe thuhen ne fushe tani, se degjohen te gjitha…

“Po, edhe pse sinqerisht per mua eshte e veshtire gjithmone. Pa publik kerkoj qe te kem kontakt me lojtaret.”

“Normativa e re per zevendesimet mendoj se eshte e drejte sepse do te luajme cdo tre-kater dite keto dite.”

“Me te nxehtin nuk do te jete e thjeshte dhe do te kemi nevoje per te gjithe.”

“Kemi punuar fort edhe nga kjo ane. Po kerkoj qe te perziej te gjithe lojtaret ne cdo ndeshje. Jam shume i qete: e di qe te gjithe djemte e mi e dine se cfare duhet te bejne. Qofte nese luajne nga minuta e pare apo nese futen me vone.”

Oraret e ndeshjes, cfare ndryshon ne nivel organizativ?

“Do te bejme disa vleresime edhe per kete. Programimi i ndeshjeve ne 21:45 te imponon edhe ne nje organizim te kujdesshem te dites edhe per disa faza: ushqimin, dreken dhe break.”

“Do te kemi 13 ndeshje te aferta nga njera-tjetra dhe kemi vendosur qe lojtaret te mos qendrojne ne grumbullim por naten te flene ne shtepine e tyre.”

“Do te kete vetem nje grumbullim ne dite. Edhe jashte Italise po perdorin kete sistem dhe takohen diten e ndeshjes. Jashte italise kjo eshte dicka qe eshte e konsoliduar prej kohesh.”

“Eshte nje situate e re per ne, do te sjelle modifikime te rendesishme e mbase do te zbulojme gjera qe do te na ndihmojne edhe ne te ardhmen.”

A ke menduar si Ranieri, cfare Sampdoria do te kesh perballe thua?

“Cdo tranjer tenton qe te parashikoje se si do te luaje skuadra kundershtare.”

“Ranieri, qe pervec se eshte nje tranje shume i mire, eshte edhe nje miku im i mire. Frekuentohemi shpesh.”

“Ka bere dicka teper te bukur tek Leicester. I uroj me te mirat e botes… Pas ndeshjes tone natyrisht.”

Distanca me kryesimin?

“Duhet te kerkojme qe te fitojme ndeshjen me Sampdorian dhe keshtu do te afrohemi gjashte pike. Me dymbedhjete ndeshje nga fundit, ka ende shume per te luajtur.”

“Nuk eshte nje distance e paarritshme, por duhet te jemi perfekt.”

“Ne kemi punaur mire, ne menyre intensive si taktikisht por edhe fizikisht. Kam vetem ndjesi pozitive nga djemte e mi.”

“Duam te luajme kete finale sezoni pa i vene vetes limte. Marzhi i gabimit eshte shume i ulet ne krahasim me ata qe kemi perpara, por nuk ka problem.”

“Kemi entuziazem, deshire dhe pasion e mendoj se Interi eshte rritur shume nga cdo pikepamje. Kam besim si per te tashmen por edhe te ardhmen.”

Deshiron ti dergosh nje pershtendetje tifozeve qe kane ndjere kaq shume mungesen e futbollit?

“Natyrisht qe ata vuajne me pamundesine e te qenit ne stadium dhe kjo mungese peshon edhe tek ne si skauder.”

“Uroj qe kjo periudhe kaq e komplikuar te kaloje sa me shpejt sepse kemi nevoje per rikthimin ne normalitet, kemi nevoje te ndjejme tifozet tane, per njerez qe vijne ne stadium. Futbolli ka nevoje per te gjithe. Urojme qe te perqafohemi sa me shpejt me ta.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.