Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

628 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter, flet De Vrij: “Lukaku-Brozovic, mund t’ju them vetem dicka. Ndaj Slavias se Prages na mungoi vetem shpirti.”

Inter, flet De Vrij: “Lukaku-Brozovic, mund t’ju them vetem dicka. Ndaj Slavias se Prages na mungoi vetem shpirti.”
Inter Club Staff

Lajm i i dites sot ka qene ceshtja Lukaku-Brozovic, sepse sipas Gazzetta dello Sport, ata kane pasur nje zenke teper te nxehte pas perfundimit te ndeshjes Inter-Slavia Praga. 

Gjithmone sipas tyre, ata fillimisht kane diskutuar me tone te larta dhe me pas gjithcka ka rrezikuar te perfundoje tek perplasja fizike.

Por kete version e ka hedhur poshte me vone Sport Mediaset e cila ka thene se gjithcka ka pasur te beje me nje diskutim normal ne dhomat e zhveshjes se nje skuadre futbolli, ashtu si ndodh rendomte.

Dicka te tille me sa duket e pa pranuar edhe vete (versionin e Sport Mediaset) per mikrofonat e Sky Sport edhe mbrojtesi i Interit, Stefan De Vrij.

Ai ka folur per ndeshjen ndaj Slavias se Prages por edhe per Lukaku-Brozovic.

“Zenke Lukaku-Brozovic? Mund t’ju them vetem dicka per kete gje: Kush i tregon keto gjera ne kete menyre dhe i shkruan duket qe nuk ka bere kurre pjese ne nje skuader futbolli dhe nuk e di cfare se si funksionon nje dhome zhveshje.”

“Eshte e kote te besh nje koment sepse nuk ka asgje per te thene.”

“Shume gjera nuk kane shkruar mire per sa i perket ndeshjes ndaj Slavias. Ka munguar shpirti i skuadres por kjo gje nuk duhet te ndodhe me dhe pike.”

“Ata paten me shume deshire per ta fituar ndeshjen dhe ne me pas ishim shume pak te sakte. Nuk kemi arritur te bejme dot lojen tone. Ka qene nje zhgenjim.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.