Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

1,388 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Flet Dionisi, tranjeri i Sassuolos: “Te gjithe po e japin te sigurt fitoren e Milanit ndaj nesh. Nuk po…”

Flet Dionisi, tranjeri i Sassuolos: “Te gjithe po e japin te sigurt fitoren e Milanit ndaj nesh. Nuk po…”
Inter Club Staff

“Ne keto dite kam kuptuar se kisha miq qe nuk i njihja. Nuk e them dot sa shume bileta me kane kerkuar per kete ndeshje.”

“Jam detyruar ti them te gjitheve jo, nderkohe per vajzen time e kam blere. Por atmosfera eshte shume e bukur.”

Keshtu e ka nisur fjalen e tij Alessio Dionisi, per La Gazzetta dello Sport, i cili tregon edhe si po e pret ndeshjen me Milanin qe vendos Scudetton.

Alessio, ka pak skepticizem per ndeshjen qe do beje Sassuolo me Milan?

“Na japin shume pak shanse, e kuptoj. Milan eshte skuadra me e forte dhe ka bere shume rezultate rresht te mira.”

“Ata e kane merituar vendin e pare dhe i kuptoj disa qe thone se eshte e sigurt fitorja e tyre ndaj nesh. Por per Sassuolon humbja nuk eshte aspak e sigurt. Ne do te bejme maksimumin tone ne fushe.”

A mund te presim nje ndeshje te hapur?

“Jam dakord. Ne nuk kemi asgje per te humbur dhe kemi kualitete per ti vendosur ne veshtiresi ata.”

“Sigurisht per here te pare ne sezon do te sfidojme nje nje skuader te madhe qe ka shume motivime, mbase me shume se ne.”

“Por dime cfare te bejme. Shpresojme te mjaftoje. Do te kerkojme te bejme lojen tone. Edhe ne si Milani ne hapsira mund te bejme dem.”

Te mos kesh motivacionin e klasifikimit te ben te luash mire apo te heq perqendrimin?

“Shpresojme e para… Ne e kemi paguar shtrenjte renien e motivimit. Duhet te perballemi mire me lojen.”

“Shpresoj qe kjo ndeshje te jete nje spot i bukur per futbollin italian. Nje kampionat qe eshte i hapur deri diten e fundit.”

E di qe te dielen syte do te jene te gjitha te ju?

“Nje krenari per ne. Ne nje ore jane shitur te gjitha biletat. Shpresa ime eshte qe Sassuolo te qendroje vetvetja e saj. Do te jete nje vitrine e bukur dhe ne do e shijojme duke bere maksimumin.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.