Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 5, 2022

Scroll to top

Top

345 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Flet edhe Antonio Conte: “Kam besim te cdo lojtar qe kam ne skuader. Per Brozovic dhe Vecino mund t’ju them se jane afer rikthimit.”

Flet edhe Antonio Conte: “Kam besim te cdo lojtar qe kam ne skuader. Per Brozovic dhe Vecino mund t’ju them se jane afer rikthimit.”
Inter Club Staff

Tekniku i Interit, Antonio Conte, ka folur ne vigjilje te sfides kunder Brescias per mikrofonat e Inter TV.

“Ka shume pak kohe per te pergatitur sfiden ndaj Brescias, por te gjithe e dime se cili eshte objektivi.”

“Te bejme nje ndeshje te mire dhe te kerkojme qe te marrim maksimumin. Pra, tre piket. Te gjithe e dime qe tani eshte nje mini turne dhe kemi nevoje per sa me shume fitore.”

PARMA – “Barazimi ne minuten e 90 me Sassuolon mund te kishte qene nje vetevrasje ne nivel psikologjik, por ne kemi luajtur mire ndaj Parmes dhe jam i lumtur.”

“Me ka pelqyer reagimi i skaudres sidomos ne pjesen e dyte. Djemte jane pergjigjur mire. Kemi pesuar nje gol te evitueshem, por ne fund ja dolem te dilnim me tre pike te rendesishme ndaj nje skuadre qe ka vlera te medha.”

SHENUESIT – “Ka shume gjera pozitive, duhet pare nese goten deshirojme ta shohim gjysme plot apo gjysme bosh.”

“Ne duhet te vazhdojme rrugen tone, te vazhdojme te punojme dhe te permiresohemi. Por duke i respektuar te gjithe e duke kerkuar respekt ne kembim.”

TURNOVER – “Te luash ne menyre kaq te shpeshte me keto temperatura eshte normale qe energjite te fillojne te bien sidomos andej nga fundi i ndeshjes.”

“Prandaj jane te rendesishme zevendesimet, kur dikush hyn nga pankina, sepse me 5 zevendesime eshte me te vertete mundesia te futen forca te freskta ne ndeshje dhe i jepet me shume jete manovres.”

“Kunder Parmes mungonte Skriniar per skualifikim, por duke luajtur cdo 3 dite, eshte nevoja te behen rotacione per te mos rrezikuar demtime.”

“Ne ndeshjen ndaj Sassuolos kemi preferuar te mos rrezikojme Niccolo Barellla, i cili kishte nje shqetesim muskular.”

“Ka situata te reja qe duhen perballur me mendjen e vendosur. Une kam pasur besim tek te gjithe lojtaret dhe vazhdoj te kem.”

“Te gjithe po sterviten mire dhe e dine cfare duhet te bejne ne fushe. Prandaj eshte e drejte qe te kete rotacione. E rendesishme eshte te mos prishet vendosja dhe te marret fitorja.”

“Une kam besim te e gjithe skuadra dhe tani jemi pak ngushte ne mesfushe, por ka disa lajme te mira.”

“Brozovic dhe Vecino jane shume afer nje rikthimi ne fushat e lojes. Per Stefano Sensi do te duhet pak me shume kohe.”

“Por lojtaret e dine qe jane brenda ne cdo situate, ka nje 11 titullare por do te kete gjithmone ndryshime, mbi te gjitha ne ato role qe ka nje shpenzim me te madh energjie.”

“Kush futet ne fushe, jep gjithmone maksimumin. Si ata qe nisin nedshjen, e si ata qe futen me vone gjate ndeshjes. Por une fus gjithmone si titullare lojtare qe mendoj se japin gjithmone 100% ne fushe.”

BRESCIA – “Pres nje Brescia qe vjen ne San Siro per te bere rezultat, sepse ka nevoje per pike ne cdo fushe.”

“Prandaj duhet te kemi kujdes, sepse edhe ne kemi deshire dhe na duhet fitorja. Do te jete nje ndeshje e komplikuar.”

STELLINI – “Per Stellinin ka qene nje debutim i mire, jam i lumtur per te dhe stafin, per punen qe bejne cdo dite dhe raportin qe kane krijuar me lojtaret. Nga kjo ane jam shume i qete.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.