Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 5, 2022

Scroll to top

Top

913 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Flet edhe Lautaro: “Icardi? Ja cfare mendoj per te gjithe kete situate te krijuar. Per fitoren ne derbi ju them se nuk kam fjetur as gjume pas ndeshjes.”

Flet edhe Lautaro: “Icardi? Ja cfare mendoj per te gjithe kete situate te krijuar. Per fitoren ne derbi ju them se nuk kam fjetur as gjume pas ndeshjes.”
Inter Club Staff

Direkt nga grumbullimi me Kombetaren e Argjentines ne Madrid, Lautaro Martinez, sulmues i Interit ka folur per emisionin “Tres Arrbia” te TNT Sports duke u ndalur fillimisht tek momenti qe po kalon Mauro Icardi tek Interi. 

Keto kane qene fjalet e talentit zikalter:

“Cfare mendoj une per te gjithe kete situate? Eshte dicka aspak e bukur, as per ate e as per ne qe jemi pjese e grupit. Por nuk mund te bejme shume, vendimin duhet ta marin personat qe punojne me te dhe qe ai i ka rreth tij.”

“Je jemi njerez qe bejme te njejten pune si ai, jemi ne dispozicion te klubit, te Interit. Ajo qe ndodh rreth tij duhet ta zgjidhe vetem Icardi dhe personat qe e perfaqesojne ata.”

Mungesa e Icardit nderkohe i ka dhene mundesi qe Lautaro te shprehet me shume tek Interi duke shenuar edhe gola teper te rendesishem:

“Jam shume i lumtur per te tashmen. Kam arritur te luaj ne derbin tim te pare te Milanos dhe kam shenuar nje gol e me pas kam fituar. Ka qene me te vertete nje gezim i pafundem, fantastik.”

“E dini qe nuk me ka qene gjumit naten? Sa shume lumturi. Cfare ka ndryshuar? Minutat e lojes, por gjithesesi une kerkoj vazhdimisht te permiresohem cdo dite.”

“Procesi i pershtatjes me futbollin europian zgjat disa muaj dhe varet edhe nga tipi i lojtareve. Me siguri qe tani ndihem nje futbollist me i kompletuar qe ka mesuar nje futboll te ndryshem.”

“Kampionati italian eshte shume kompetititv ku pjesa taktike eshte e rendesishme per cdo skuader me te cilen perballesh. Stervitjet jane te ndryshme dhe per kete them se jam rritur si futbollist duke njohur nje tip tjeter futbolli.”

Me pas Toro flet per shpresen qe me pas u zhduk per te qene ne Boterorin e 2018 me skaudren e Jorge Sampaoli. Ai nuk e fsheh zhgenjmin e tij:

“Jane gjera qe me kane bere keq dhe me kane futur ne konfuzion. Me ka therritur ne telefon kur isha i demtuar dhe me dha mbeshtetjen e tij, me ka thene gjera qe me mbushen me shprese se do te isha edhe une.”

“Por pastaj  u mbyll gjthcka me asgje duke mos me therritur. Gjithesesi une isha i qete sepse e dija punen e mire qe po beja. Isha shume i lumtur ama qe bera pjese tek 35 te paret te grumbulluar por natyrisht i merzitur pasi nuk isha tek 23 perfundimtaret. Gjithesesi bera tifoz si i cmendur per Argjentinen time.”

E meqe bie fjala tek Argjentina, El Toro flet edhe per Lionel Messin, shokun e tij ne kombetare tashme: “Kam folur me te perpara stervitjes, eshte shume i lumtur qe eshte ketu. Eshte nje lojtar shume i rendesishem per ne, me i miri ne bote. Do te na ndihmoje ne cdo ndeshje dhe duhet te adaptohemi ne rreth karakteristikave te tij.”

Ne fund edhe nje mendim per Racing Avalleneda, klubi i tij i perpara nje viti:

“I jam shume falenderues klubit dhe tifozeve per menyren se si me kane trajtuar. Po bejne nje kampionat te madh dhe shpresoj qe ta kurorezojne ashtu si tifozet enderrojne. Une nuk humbas asnje ndeshje te tyren.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.