Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

671 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Flet edhe Lautaro pas ndeshjes: “Gjate javes kemi folur me njeri-tjetrin, te gjithe kemi rene dakort se duhet…”

Flet edhe Lautaro pas ndeshjes: “Gjate javes kemi folur me njeri-tjetrin, te gjithe kemi rene dakort se duhet…”
Inter Club Staff

Interi sapo ka mundur Napolin ne San Siro ne nje ndeshje shume te rendesishme per ecurine ne kampionat.

Zikalterit pas fitores se Atalantes, duhet te fitonin me patjeter per te ruajtur vendin e dyte ne prag te ndeshjes direkte te javes se ardhshme.

Ne kete takim, nje nga ata qe spikati ishte edhe Lautaro Martinez, nje lojtar qe ka jave qe eshte futur ne krize per sa i perket golit dhe paraqitjeve.

Por sot argjentinasi arriti te shenonte me te vertete nje perle nga jashte zone duke sigluar rezultatin 2-0 ne pjesen e dyte.

Ai eshte ndalur menjehere pas ndeshjes per mikrofonat e Inter TV ku ka thene: “Eshte e vertete, gjate javes kemi folur me njeri-tjetrin ne skuader.”

“Sidomos pas ndeshjes me Genoan. Te gjithe kemi rene dakort se duam te qendrojme aty ne vendin e dyte deri ne perfundim te kampionatit. Kemi vene kete objektiv.”

“E dime qe dikush tjeter e ka fituar kampionatin, por duam te renditemi sa me lart.”

“Goli me i bukur i shenuar ne Serie A? Mbase ky ka qene me i bukuri qe kam bere ne Itali, por nje te bukur e kam bere edhe me Atleticon e Madridit dhe nje tjeter ne Champions League ndaj Dortmund. Pastaj kam edhe ate ndaj Prages.”

“Kjo eshte e bukura, qe golat me bejne te lumtur. Duhet te rekuperojme tani dhe te punojme. Duhet te pergatisim me se miri ndeshjen ne keto dy dite, sepse vetem keshtu mund te arrrijme ate qe Interi kerkon. Per te fituar dhe per te sjelle ne shtepi tre piket.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.