Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

512 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Flet edhe legjenda e Turqise, Terim: “Milani do ishte skuadra me e mire ne Itali nese Interi…”

Flet edhe legjenda e Turqise, Terim: “Milani do ishte skuadra me e mire ne Itali nese Interi…”
Inter Club Staff

Ne nje interviste te gjate te La Gazzetta dello Sport, legjenda e futbollit turk, Fatih Terim, ka folur edhe per Interin dhe per Milanin.

Si fillim, ai eshte ndalur te Euro2020 perpara se te kalonte te temat e ndryshme te Serie A qe i ka prekur ne kete interviste.

Cili eshte favoriti per ty ne kete Euro2020?

“Belgjika, Franca dhe Anglia kane nje avantazh. Portugalia me entuziazmon. Gjermania de spanja jane nje hap prapa.”

“Por mendoj se Gjermania mund te beje rruge. Pastaj, nese triumfon Turqia ime apo edhe Italia, per mua nuk do te jete nje surprize.”

Per Italine cfare mendon?

“Mancini ka bere nje pune shume te mire, ka vene ne kembe nje skuader te madhe dhe te forte. Nuk munden prej shume kohesh ata.”

“Italia reflekton piken e veshtrimit te Robertos per futbollin. Eshte nje skuader e mire me 3-4 elemente te rritur shume, eksperte plus lojtare te rinj.”

“Mancio ashtu si une ka punuar edhe te Fiorentina por edhe te Galatasaray. Kemi pasur rruge te ngjashme ne te dy.”

“Mendoj se mund te kete sukses. Perkundrazi, uroj qe ndeshja inaguruese te jete ndeshja finale e turneut.”

E ndjek Serie A? 

“Po, jam i lumtur qe Milani eshte rikthyer ne Champions. Ata kane lojtare te mire qe me ngjallin interes.”

“Por nese leme menjane kete Inter te mrekullueshem qe ka pasur performance te shkelqyer, Milani ka qene skuadra me e mire ne Serie A.”

“Por duke lene menjane Interin, ata kane qene nivel tjeter. Me ka ardhur keq per Fiorentinen, mendoj se ka merituar dicka me shume. Une jam i lidhur shume me Firenzen, uroj ti shoh ne Europe sa me shpejt.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.