Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

308 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

FLET EDHE SUNING – “Ne asnje moment nuk ka pasur marreveshje me BC Partners: ata prej 10 ditesh…”

FLET EDHE SUNING – “Ne asnje moment nuk ka pasur marreveshje me BC Partners: ata prej 10 ditesh…”
Inter Club Staff

Me sa duket eshte e vertete qe BC Partners nuk do te futet tek Interi, sepse ka deshtuar tratativa me Suning.

Dialogu me Bc Partners duket se eshte nderprere prej me shume se 10 ditesh dhe sipas Suning, nuk kane qene asnjehere kushtet per nje tratative.

Sipas kompanise kineze, ndermjet paleve ka pasur vetem nje due diligance dhe nje dialog, por vleresimi i tyre ka qene teper i ulet.

Nderkohe, nje burim zyrtar i Suning ka folur edhe per agjencine nderkombetare ANSA dhe ka konfirmuar gjithcka pak me pare.

“Me Bc Partners ka pasur nje dialog qe eshte nderprere rreth 10 dite me pare e qe prej atehere nuk ka pasur me kontakte.”

“Nuk kane qene kushtet per te nisur nje tratative me ta dhe tani do te sihen mundesi te tjera per partnere te tjere nderkombetar.”

“Suning eshte i hapur per te diskutuar me fonde te tjera te rendesishme nderkombetare”, ka shkruar ANSA pak me pare.

Ky eshte thjesht konfirmimi i radhes qe tratativa me ta ka deshtuar njehere e mire per blerjen e kuotave te Interit.

Bc Partners keshtu nuk do te futet ne klubin zikalter: diferenca ndermjet kerkeses dhe ofertes ka qene shume e madhe.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.