Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

1,345 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Flet edhe tranjeri i Bayern, Nagelsmann: “E kam studiuar Interin. Me kane habitur shume per faktin se kane…”

Flet edhe tranjeri i Bayern, Nagelsmann: “E kam studiuar Interin. Me kane habitur shume per faktin se kane…”
Inter Club Staff

Per ndeshjen e sotme ka folur edhe tranjeri i Bayern Munich, Julian Nagelsmann, i cili ka folur me superlativa per Interin.

Keto kane qene fjalet e tij: “Nuk kam qene kurre ne San Siro ne karrieren time, jam shume i lumtur te bej debutimin tim ne kete stadium, plot me histori”.

“Aty jane luajtur shume faqe te rendesishme te futbollit boteror. E dime qe ndeshja e pare nuk eshte decizive asnjehere, por duam ta nisim me nje fitore”.

“Duhet te futemi menjehere ne ritmin e ndeshjeve, sepese ndeshja me Union nuk ka qene aspak e mire.”

“Nuk mund te lejojme me asnje lehtesi ne fushen e lojes, sepse ne nivele te tilla, mund te jene gabime fatale”.

Cfare pret nga Inter, qe ka pasur probleme ne kete Serie A?

“Te kesh ndonje ndeshje te keqe ne kampionat mund te jete nje bekim por edhe nje mallkim. Champions eshte ndryshe”.

“Varet si luan: shohim Milanin, qe ka qene shume agresiv, sepse ka shume leksione per te mesuar nga ajo ndeshje”.

“Inter eshte nje skuader shume eksperte. Ndonjehere i ndodh ndonje moment paperqendrimi, por rezultati mund te kaloje ne favorin e tyre ose ne te kundert ne te qindat e sekondes”.

“Pastaj, kane lojtare te pabesueshem. Natyrisht i mungon Lukaku, por kane nje si Dzeko dhe pastaj Lautaro…”

“Ne mesfushe kane lojtare shume te rrezkshem. Duhet te mbrojme ne pak me lart sot. Ka disa situata ku duhet te nxjerim mesime”.

“Inter ka habitur shume per faktin se kane aftesine te ndryshojne menjehere vendosjen taktike ne fushen e lojes”.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.