Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

4,588 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Flet edhe Wanda Nara: “Icardi, rinovimi eshte larg. Nga Interi nuk ka ardhur asnje…”

Flet edhe Wanda Nara: “Icardi, rinovimi eshte larg. Nga Interi nuk ka ardhur asnje…”
Inter Club Staff

Pas lajmeve qe erdhen pak me pare nga TyC Sports, kane ardhur edhe fjalet e Wanda Nara ne keto minuta qe ka pranuar per edicionin argjentinas te gazetes AS se tratativa per rinovimin e kontrates se Mauro Icardit me Interin eshte ne nje pike te vdekur dhe se klube te rendesishme kane trokitur ne deren e tyre per sherbimet e kapitenit te Interit.

Keto kane qene fjalet e saj sot:

“Rinovimi i Icardit me Interin sot per sot eshte shume larg.”

“Ka disa klube teper te rendesishme ne Europe qe jane teper te interesuar per sherbimet e tij: dy klubet me te mira ne Spanje me te cilet kemi raporte shume te mira, nje skuader angleze dhe nje franceze.”

“Ne kete moment jemi larg marreveshjes dhe shifrat qe fliten ne Itali nuk jane te verteta. Ende nuk kemi mare nje oferte te kenaqshme nga Interi.”

Keto kane qene fjalte e Wanda Nara per gazeten AS pak minuta me pare.

Wanda nderkohe ka shtuar: “Nuk mohoj qe ne cdo moment mund te vije marreveshja me Interin, por sot jemi larg. Nuk eshte logjike qe te rinovohet kontrata me nje shifer qe Maurito e perfiton edhe sot. Mendoj se Mauro gjendet ne nje nivel me superior se perpara dy sezonesh.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.