Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

983 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Flet Florentino Perez ne prezantimin e Courtois, por presidenti madrilen per Luka Modric…

Flet Florentino Perez ne prezantimin e Courtois, por presidenti madrilen per Luka Modric…
Inter Club Staff

Ne Spanje kishte pritshmeri te larte per prezantimin e Courtois tek Real Madrid.

Po te gjithe mezi po prisnin te fliste presidenti i Real Madrid, Florentino Perez me shpresen se ai do te thoshte dicka per te ardhmen e Luka Modric.

Gjithesesi nuk ka qene aspak keshtu, dhe keto kane qene fjalet e Florentinos para pak minutash ku nuk jane lejuar pyetjet e gazetareve:

“Kemi nje skuader shume te forte. Kemi besim te te gjithe lojtaret tane dhe tek puna qe ata po bejne, pasioni dhe deshira qe kane per te vazhduar historine e tyre ketu ne kerkim te gezimev te reja.”

“Ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes keni pare vete nivelin e kesaj skuadre dhe kemi pare cfare perfaqeson Real Madrid ne te gjithe boten.”

“Do te punojme ende intensivisht per permiresimin e kesaj skuadre.”

Pak fjale keto, por te rendesishme te leshuara nga numri nje i Realit, Florentino ne prag te prezantimit te Courtois si portieri i Madridit.

Eshte vene re se si presidenti i Blanoc nuk tregon aspak pozicionin e Realit, te tijin apo nuk komenton fare ceshjten Luka Modric duke vazhduar me taktiken e tij “te pritjes” qe e ka filluar qe diten e djeshme per te larguar Interin me nje vonese.

Ajo qe i ka bere me shume pershtypje ne kete moment mediave ne Itali dhe Spanje eshte fakti qe as lojtari nuk po shprehet apo as Reali nuk pergenjeshtron, keshtu qe ne prapaskene dicka eshte duke u luajtur.

A do ja arrije Modric te largohet dot nga Reali me mirekuptim? Kjo nuk dihet ende!

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.