1,830 views

Flet Gabigol: “E ardhmja? Gjithcka në duart e agjentëve dhe prindërve të mi. Shpresoj se gjithcka do të zgjidhet shumë shpejt”

Pas shumë lajmeve nga mediat të cilat kërcejnë nga një emër në tjetrin, duke e bërë shumë këtë merkato edhe më intriguese. Gabigol ka folur duke treguar për këndvështrimin e tij rreth kësaj cështje: “Të jem i sinqertë, jam shumë jashtë këtyre pyetjeve dhe këtyre përpjekjeve – ka pranuar për mikrofonët e Lance! – Kam lënë gjithcka në duart e agjentëve dhe prindërve të mi. E qartë se në qoftë se do të vendosej më shpejt do të ishte mirë, por nuk duhet të nxitoj. Ka kohë akoma deri në fundin e merkatos”.
Pastaj foli edhe për skuadrën e tij: “Të gjithë e dinë që jam mbështetës i Santos, është klubi i zemrës sime: jam i lumtur në Santos…Mund të diskutohet gjithcka, por tani unë jam i përqendruar tek Olimpiada”.
Related Posts
Gabigol: “Kritikat? E di qe me quajne gomar, por…”... 16/03/2018, 13:24 | Inter Club Staff

Gabigol: “Tek Santos i lumtur, por kam nje kontrate me Interin e dua te ri... 21/02/2018, 12:48 | Inter Club Staff

Gabigol, lojtari deshiron Evropen dhe favorizon Interin. Braziliani…... 25/08/2016, 23:33 | Bujar Berishaj

Agj. i Gabigol: “Oferta e Interit eshte oferta e trete zyrtare per lojtari... 06/08/2016, 12:12 | Bujar Berishaj
