Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

404 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Flet gazetari i njohur i BILD ne Gjermani: “Konfirmoj gjithcka, Interi eshte e interesuar per Alaba. Lojtari nderkohe…”

Flet gazetari i njohur i BILD ne Gjermani: “Konfirmoj gjithcka, Interi eshte e interesuar per Alaba. Lojtari nderkohe…”
Inter Club Staff

Me sa duket ka nje aks te nxehte ndermjet Milanos dhe Mynihut. Kjo sepse zerat per Alaba-Inter ne ditet e fundit jane shtuar shume.

Nga njera ane ka disa gazetare ne itali qe mbeshtesin kete operacion, por ne Gjermani me se shumti thone se nuk ka asgje te vertete.

Por ne kete moment nuk mund te thuash asgje me siguri, sepse mund te ndodhe ashtu si per Hakimi qe brenda 2-3 diteve u mbyll gjithcka dhe Interi siguroi nje nga lojtaret me me shume potencial ne Europe.

Gjithesesi, le te rikthehemi te Alaba: ai eshte ne skadence kontraten e 2021 dhe klubi gjerman eshte i vendosur: ose rinovim, ose do te shitet per te mos e humbur me zero.

Per kete ka folur gazetari shume i njohur i BILD ne Gjermani, i cili ka dhene nje interviste per FcInter1908.

Ka shume zera se Interi eshte e interesuar per David Alaba. Eshte e vertete qe klubi zikalter e ka kerkuar ate? A do te ishte Interi nje destinacion i pranuar nga austriaku?

“Nga ajo qe di une, Alaba eshte nje profil qe i pelqen shume Interit. Conte e ka shume perzemer si lojtar dhe do donte ta sterviste tek Interi.”

“Por ne kete moment, nuk ka asnje marreveshje me lojtarin. Alaba, sipas asaj qe na rezulton neve, ka disa dyshime per sa i perket destinacionit Inter.”

“Flitet se ai kerkohet edhe nga PSG, Chelsea dhe Manchester City nderkohe.”

“Por drejtuesit e Bayern Munich ne kete moment jane te qete sepse e dine qe keto klubet nuk do te bejne asnje levizje konkrete per shkak te situates.”

“Gjithesesi, deri me tani per Alaba jane interesuar edhe Real Madrid dhe Barcelona.”

A ka pasur kontakte ndermjet Interit dhe agjentit te lojtarit?

“Kete e mbeshtesin disa media ne itali (Sport Mediaset). Por keto zera nuk na rezultojne te vertete te pakten ne kete moment ketu te BILD.”

“Nuk besoj se ka pasur ndonje kontakt ne kete moment ndermjet agjentit te Alaba dhe Interit.”

Si po procedon tratativa ndemjet lojtarit dhe Bayern Munich per rinovimin e kontrates qe eshte ne skadence ne 2021?

“Eshte nje poker i veshtire. Alaba deshiron te behet nje nga lojtaret me te paguar te Bayern Munich.”

“Deshiron te fitoje rreth 15 milione euro te thata ne vit bashke me bonise. Nga ana e lojtarit, ka pasur nje deshire per nje rritje te ndjeshme.”

“Alaba e di vleren e tij. Austriaku eshte permiresuar shume dhe tani eshte nje lider ne fushe. Tani luan pa problem edhe mbrojtes qendre kur duhet, edhe pse ka luajtur gjithe karrieren ne te majte.”

“Ai po luan ne nje pozicion ku Bayern ka dy kampione bote si Boateng dhe Lucas Hernandez. Ja pse Alaba deshiron te fitoje me shume. Sepse ka kuptuar qe eshte bere thelbesor per Bayern.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.