Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

1,168 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Flet gazetarja e intervistoi Cancelon: “Me tha se nuk deshiron te njihet si tradhetar. Deshira e tij…”

Flet gazetarja e intervistoi Cancelon: “Me tha se nuk deshiron te njihet si tradhetar. Deshira e tij…”
Inter Club Staff

Kane bere shume buje fjalet e Cancelos qe u publikuan edhe nga Tuttosport sot e te cilat edhe u keqperdoren duke bere nje titull pro-Juves. 

Gjithesesi, per kete ceshtje, ka folur dhe gazetarja portugeze Claudia Garcia qe ka intervistuar Joao  Cancelo ka shpjeguar reaksionin e ish-mbrojtesit te krahut zikalter perpara faqes se pare te Tuttosport.

Ja fjalet e saj:

“Mendoj se ai eshte nevrikosur per faqen e  pare te Tuttosport. Intervista eshte shume e gjate, e regjistruar e gjitah ne audio dhe ne kemi folur shume.”

“Perkundrazi, madje une nuk kam futur disa gjera ne te sepse e di qe mund te interpretoheshin keq.”

“Ai eshte shume i lidhur me Interin, klubin e ndjen shume afer zemres. Eshte sentimentalisht i lidhur me zikalterit. Nuk deshiron qe te njihet si nje tradhetar ne syte e tifozeve edhe pse eshte nje lojtar qe nuk ka luajtur tek Interi per 10 vite me radhe.”

“Eshte Interi qe nuk e ka blere nga Valencia sepse ai ne Milano do te vinte me te dyja kembet. Nuk eshte ai qe nuk donte te qendronte.”

“Eshte e qarte qe ka mbetur pak keq qe Interi nuk e bleu dot. Tek Interi ka ende shume shoke. Por ai e di qe nuk mund te refuzoje dot Juventusin nese arrijne nje marreveshje me Valencian sepse per momentin, ata jane klubi me i madh i interesuar per te qe prej largimit nga Interi.”

“Por ai ne asnje moment nuk tha qe dua te shkoj t ek Juventusi. Eshte e njejta gje sikur ta kerkoje nje skuader e madhe, ai sdo thote jo. Ai thjesht eshte i disponueshem te shkoje tek nje skuader e madhe, kaq. Por Interi do te ishte zgjedhja e tij e pare.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.