Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

596 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Flet Icardi: “Nje pre-season i ndryshem nga gjithe te tjeret. Ja pse i kam telefonuar blerjet e reja…”

Flet Icardi: “Nje pre-season i ndryshem nga gjithe te tjeret. Ja pse i kam telefonuar blerjet e reja…”
Inter Club Staff

Mauro Icardi, si nje kapiten i vertete, behet gati per sezonin e ri dhe e nis ai serine e intervistave per lojtaret.

Tani qe sezoni i ri ka filluar zyrtarisht, sulmuesi argjentinas ka folur per mikrofonat e Inter TV:

“Pas nje muaji e gjysem me pushime, me mungonte shume kjo perditshmeria e stervitjeve. Kisha shume deshire te filloja kete sezon te ri, me Champions qe ishte objektivi yne ne fillim sezoni dhe shume deshire te rikthehesha ketu, ne shtepine time, te beja pjese ne sezonin e ri.”

“Sigurisht qe do te jete nje grumbullim i ndryshem nga te tjeret. Do te jete nje grumbullim para-sezonal ku do te pergatisim mire edhe Champions. Por te mos harrojme qe eshte dhe kampionati, duhet te ambjentohemi edhe me lojtaret e rinj.”

“Kemi ndertuar nje baze te rendesishme qe vjet dhe do te duhet te modifikojme dicka per te qene super gati qe ne ndeshjen e pare.”

“Telefonatat e mia per lojtaret e rinj? I kam uruar mire se ardhjen te gjitheve: e kam bere kete gje duke folur ne rrjete sociale por me para i kisha telefonuar. Ishte nje menyre per ti bere te kuptonin se si funksionon familja interiste dhe se ishin te mirepritur.”

“Sot jemi takuar per here te pare dhe kemi bere stervitjen e pare bashke. Uroj te shkoje cdo gje mire.”

“Tifozeve? U them faleminderit. Atyre ne stadium, atyre ne transferte, atyre ne shtepi, atyre ne te gjithe boten. I falenderoj per mbeshtetjen e tyre, per pasionin e tyre per Interin.”

“Per ne jane nje faktor me shume brenda dhe jashte fushe. Ne cdo stervitje e dime qe duhet te bejme mire per njerezit tane.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.