Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

581 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Flet Karamoh dhe tregon zgjedhjen e tij: “Ja pse u largova nga Interi.

Flet Karamoh dhe tregon zgjedhjen e tij: “Ja pse u largova nga Interi.
Inter Club Staff

Duket se Yann Karamoh nuk ka pendese per zgjedhjen e tij. 

Ai e di qe eshte i ri ende, e di qe do te kete perseri ne te ardhmen mundesine per te luajtur me Interin nese do te vazhdoje me paraqitje te mira.

Ne kete moment sulmuesi eshte ne huazim te thjeshte tek Bordeaux dhe vetem disa dite me pare ai ka shenuar nje gol mjaft te bukur qe ka ndezur te gjithe prozhektoret mbi te.

Por nderkohe Yann eshte intervistuar nga Foot365 dhe eshte pare shume i qete e ka zbuluar se pse ka marre vendimin per tu larguar nga Interi.

Keto jane fjalet e tij: 

“Zgjedhja qe bera nuk ishte rastesore por e studiova mjaft mire.”

“Njerezit mendojne se une e mora vendimin ne minutat e fundit, por e kam menduar per muaj te tere ne fakt.”

“Transferimi ishte i kryer qe shume kohe me pare se te zyrtarizohej. Shume persona nuk e kane ndjekur mire situaten.”

“Nuk kam asnje pengese per kete transferim e nuk do te kem kurre. Tek Interi nuk kam humbur shume, mbase vetem pak vetebesim.”

“Menderisht sigurisht qe ishte e veshtire sepse nuk luaja shume por une jam i lire.”

“Eshte e vertete gjithashtu se isha afer St. Ettiene, por disa gjera nuk shkuan ashtu sic duhet te shkonin. E ardhmja? Une i kam idete shume te qarta se cfare dua.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.