Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 7, 2022

Scroll to top

Top

324 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Flet Kryebashkiaku i Milanos, Sala: “Shembja e San Siros? Ja si qendron e verteta. Interi dhe Milani nuk kane ardhur akoma me nje projekt.”

Flet Kryebashkiaku i Milanos, Sala: “Shembja e San Siros? Ja si qendron e verteta. Interi dhe Milani nuk kane ardhur akoma me nje projekt.”
Inter Club Staff

Eshte nje nga temat me te rendesishme ne Milano, aq sa po perdoret edhe politikisht per te fituar vota tek qytetaret milanez. 

Natyrisht qe nese del me nje levizje qe eshte kunder prishtjes se nje gjigandi si San Siro, votat jane te sigurta sepse per Milanezet, stadiumi Meazza eshte La Scala e futbollit.

Por le te rikthehemi tek aktualiteti dhe tek disa deklarata qe ka dhene sot kryebashkiaku i Milanos, Giuseppe Sala i cili edhe njehere ka treguar se ne tryezen e tij mungon nje projekt konkret dhe deri me tani ka pasur shume fjale por asnje gje konkrete.

“E vetmja gje qe shikon me veshtiresi eshte dy stadiume ne Milano me distance 50 metra nga njeri dhe tjetri. Eshte e pamundur dicka e tille.”

Jane pikerisht fjalet e Giuseppe Salas i cili ka folur per ceshtjen e stadiumit gjate nje interviste ne eventin e Gli Stati Generali te Komunes se Milanos.

Por ai ka vazhduar edhe me tej: “Do te preferoja qe Interi dhe Milani te punonin per Meazzen por nese do duan te bejme nje stadium te ri, do te jemi te detyruar ta prishim, ta shkaterrojme.”

“A eshte kjo gjeja me e mire? Jo, por i them qytetareve te mi qe skuadrat mund te zgjedhin edhe te largohen diku tjeter dhe ky nuk eshte nje avantazh per ne aspak.”

“Topin tani e kane totalisht ne terren skuadrat. Sot per sot kemi vetem thashetheme ama, kete dua ta theksoj, sepse Interi dhe Milani nuk kane ardhur ne asnje moment tek ne me nje propozim konkret.”

“Po i presim per te vendosur me te miren se bashku. Natyrisht qe ne deshirojme qe stadiumi te jete ne pronesi te komunes gjithmone.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.