Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 9, 2022

Scroll to top

Top

298 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Flet Lukaku: “Mardhenia me Lautaron? Ka nje sekret. Conte? Ja cfare na beri ne pushimin e Inter-Milan.”

Flet Lukaku: “Mardhenia me Lautaron? Ka nje sekret. Conte? Ja cfare na beri ne pushimin e Inter-Milan.”
Inter Club Staff

Romelu Lukaku i eshte pergjigjur disa pyetjeve te fansave te Interit ne Twitter. 

Sulmuesi zikalter ka folur per aventuren e tij tek Interi por ne vecanti edhe per mardhenien me Lautaron dhe Antonio Conten.

Keto kane qene pyetjet dhe pergjigjet e tij:

Cili eshte goli yt me i preferuar tek Interi deri me tani? Me siguri do te kete edhe shume te tjere…

“Goli im i pare (ndaj Lecces. Ka qene nisja e gjithckaje.”

Ka pasur nje tranjer ne karrieren tende qe ka besuar tek ti sa Antonio Conte?

“Te gjithe tranjeret me te cilet kam punuar kane pasur nje impakt te madh tek une. Jam shume mirenjohes per ta.”

Cili eshte goli yt i preferuar me kombetaren e Belgjikes?

“Ai me numrin 50 sepse erdhi ne diten e ditelindjes se mamase time.”

Nese nuk do te ishe bere futbollist, cfare do kishe bere?

“Nuk e kam bere kurre kete pyetje, Kisha kete objektiv per vete dhe per familjen time dhe ja arrita e jam i lumtur per kete.”

Je nje sulmues i madh dhe mardhenia jote me Lautaron eshte shume e mire. Si ja keni arritur ne kaq pak kohe?

“Sekreti ne kete mes eshte vetem komunikimi. Ai eshte celesi.”

Cila eshte gjeja me e mire qe te ofron te luash ne Milano?

“Te luash ne San Siron plot eshte dicka madheshtore. E dashuroj.”

Cili ka qene goli yt me i bukur me Interin?

“Ai i dyti me Genoan. Kam treguar disa kualitete te miat.”

A do te luash perseri ne Premier League e te rikthehesh tek Everton?

“Nuk mendoj por me ka pelqyer shume te luaj tek Evertoni.”

Cilat jane diferencat kryesore te Serie A dhe te Premier League?

“Ketu taktikisht testohesh cdo jave. Ne Premier League nderkohe loja eshte me e shpejte.

Nese do te luaje me nje shok skuadre te kaluares, me ke do te luaje?

“Do te thoja Henry ose Anelka.”

Mendon se disa kampionate duhet te fillojne te luajne pa tifoze apo te pritet deri sa tifozet te rikthehen?

“Shpresoj vetem qe shendeti publik te vije ne radhe te pare dhe te garantohet. Shpresoj te rikthehemi ne normalitet.”

Si ndihesh? Mezi po pres te te shoh ne fushe me Lautaron.

“Une jam mire. Shpresoj te jesh mire edhe ti. Zoti te bekofte. Ne do jemi gati.”

Ckemi Romelu, jam nga Viareggio. Cilat jane kujtimet e tua me te bukura kur ke marre pjese ne Turneun e Viareggios ne 2009? Urime per sezonin tend te pare ne Itali.

“Ajo eksperience me ka bere qe te kisha deshire te rikthehesha perseri ketu. Ka qene dicka e bukur.”

Cili eshte tekniku qe te ka bere fjalimin me motivues dhe me te rendesishem qe ke degjuar ndonjehere?

“Conte kur ishim 2-0 ne pjesen e pare me Milanin. Nuk ka uleritur aspak por na ka thene se cfare duhet te benim ne nje menyre qe nuk do ta harroj kurre. E ne ja dolem.”

Do te rikthehesh ndonjehere tek Anderlecht ashtu si ka bere Kompany?

“Me siguri.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.