Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

1,104 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Flet Mazinho: “Inter, Rafinha do te kthehej me nje kembe. Por fatkeqesisht tani eshte koha per…”

Flet Mazinho: “Inter, Rafinha do te kthehej me nje kembe. Por fatkeqesisht tani eshte koha per…”
Inter Club Staff

Nje histori qe ka perfunduar (ndoshta). 

Por pengjet nuk mungojne. Rafinha dhe Interi i thane njeri-tjetrit mire u pafshim pikerisht ne momentin kur sapo ishin dashuruar.

Nje dashuri e lindur ne pak muaj. Nje histori e bukur, por me finale melankolike.

I intervistuar nga Gazzetta dello Sport, babai-agjent Mazinho ka shpjeguar pak a shume gjithcka, duke zbuluar gjithashtu se ka oferta edhe nga Serie A per lojtarin por edhe nga Liga, Bundesliga, Premier League dhe Ligue 1.

Ja fjalet e tij per te perditshmen italiane:

Ne cfare gjendje shpirterore eshte djali juaj?

“Tek Interi ai u gjend shume mire, u perfshi menjehere ne klub dhe tifozet e priten me ngrohtesi dhe entuziazem. Per fat te keq nuk ka ardhur asnje sinjal nga klubi. Sa keq, sepse do te kishte qene e rendesishme per te te luante ne Europe me Interin sepse kete te drejte e fitoi ne fushe…”

A eshte e veshtire tani qe te niset nje tratative e re?

“Marreveshja me Barcelonen skadoi ne daten 05 qershor. Djali im do te rikthehej tek Interi edhe tani, por gjerat po zgjateshin shume. Mbase, nese do e kishte dashur Interi vertete, do te ishin hedhur ne sulm menjehere dhe me bindje. Por tani, edhe pse ai do te kthehej ne Milano edhe me nje kembe, per fat te keq, duhet te zgjedhim dicka tjeter.”

Djali juaj do te luante ne Serie A me nje skuader tjeter? 

“Duhet te vleresojme me te miren per te, kjo ka rendesi. Deri me tani kemi vene ne pritje cdo kerkese per te sepse po prisnim Interin, qe ka kerkuar te ulte cmimin e blerjes, por tani duhet te nisim nje tratative te re sa me shpejt te jete e mundur. Objektivi eshte qe te nisi pergatitjen verore me bluzen e skuadres se re.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.