Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

674 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Flet Monchi: “Rinovimi me Florenzin? Nuk kam ndonje lajm te mire. Por dua te them qe…”

Flet Monchi: “Rinovimi me Florenzin? Nuk kam ndonje lajm te mire. Por dua te them qe…”
Inter Club Staff

Ceshtja Florenzi eshte shume e rendesishme ne Rome ku mediat lokale dhe tifozet jane shume te shqetesuar sepse kane frike se Roma do te perforcoje akoma me shume Interin me nje lojtar tjeter titullar te saj.

Pas Radja Nainggolan, eshte pikerisht Alessandro Florenzi futbollisti i radhes qe mund te perfundoje duke veshur bluzen zikalter.

Italian po has shume veshtiresi ne rinovimin e kontrates me Romen sepse kerkesa e tij nuk perputhet aspak me oferten e Romes e ne kete moment Interi eshte gati te beje levizjet e saj nese do te kete nje ndalim tratativash ndermjet paleve.

Nderkohe, pak me pare ka folur edhe ne konferencen e prezantimit te Ante Coric dhe Bianda si lojtare te rinj te Romes, Monchi, drejtori sportiv i kryeqytetasve i cili flet edhe per situaten e rinovimit te Alessandro Florenzit qe shpesh here keto dite mediat italiane po e lidhin me nje transferim tek Interi.

Ja fjalet e tij: “Jemi ne te njejten pike si disa jave me para. Nuk kam lajme te mira sepse ne fakt, nuk ka lajme te reja fare.”

“Nuk kemi avancuar aspak. Florenzi eshte nje lojtar i madh, Roma ka bere nje oferte shume interesante, por e kuptoj ate qe ka kerkesat e veta.”

“Po punojme, une kam besim, por asgje nuk ka ndryshuar keto dite prandaj them nuk ka lajme te mira nga kjo tratative.”

“Nuk kemi vene asnje ultimatum per Florenzin. Alessandro eshte rritur ne Rome, te ndodhe cfare te ndodhe, dera per te ketu eshte gjithmone e hapur.”

“Une po luftoj cdo dite qe ta bej te rinovoje dhe besoj, por mungon ende shume pune per te arritur kete, e di.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.