Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

521 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Flet Nainggolan: “Inter, nje grup i bashkuar dhe i shendetshem. Tifozet? Mesazhi qe kam per te eshte…”

Flet Nainggolan: “Inter, nje grup i bashkuar dhe i shendetshem. Tifozet? Mesazhi qe kam per te eshte…”
Inter Club Staff

I intervistuar per mikrofonat e kanalit zyrtar te Serie A ne YouTube, Radja Nainggolan ka folur sot per eksperiencat e tij futbollistike ne te kaluaren e tij futbollistike por edhe per shume te tjera. 

Kjo eshte intervista e tij ne shqip:

“Kur mendoj per shtepine, mendoj per Anversen. Pastaj ne Piancenza u prita si nje femije, ne Cagliari ndertova familjen. Ne Rome jam ndjere si zot dhe kam vetem kujtime te bukura.”

“Ne Milano me kane pritur me shume dashuri: eshte nje raport ende i shkurter per te thene se si do te perfundoje. Cagliari ishte nje familje, luhej per nje ishull te tere atje: cdo sfide ishte nje beteje.”

“Mbi te gjitha atje jam bere burre, ishte nje sfide e rendesishme: duhet te vihesha ne dukje. Ka qene nje prove e veshtire por cdo gje me shkoi mire. Nuk prisja te behesha lojtari qe jam sot. Kujtimi me i bukur me Cagliarin eshte goli i pare ne Serie A: ka qene dy jave pasi me vdiq mamaja. Ishte pengu me i madh i imi qe nuk me pa te debutoja ne Serie A, por per gjithcka i falem asaj.”

INTERI – “Interi kete vit eshte shume i forte, eshte nje grup i shendetshem, i bashkuar: e vetmja gje qe na ka munguar eshte vazhdimesia ne rezultate. Duhet qe te kapim Championsin me cdo menyre. Raporti me Spallettin ka qene gjithmone shume i mire: eshte teper i pergatitur, taktikisht nje tank.”

“Si person une e dua shume dhe ai te trajton me afeksion. Kam pasur shume kritika, njerezit prisnin shume prej meje. Por kam pasur shume demtime, kurre skam pasur kaq shume ne karrieren time. Goli ndaj Sampdorias ishte nje clirim, sidomos per mua. Shpresoj te vazhdoj rrugen qe kam nisur.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.