Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 5, 2022

Scroll to top

Top

616 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Flet Natalia, agjentja-moter e Simeone: “Diego tek Inter? Eshte endrra e tij. Ju tregoj se me siguri…”

Flet Natalia, agjentja-moter e Simeone: “Diego tek Inter? Eshte endrra e tij. Ju tregoj se me siguri…”
Inter Club Staff

Natalia Simeone eshte motra dhe agjentja e Diego Pablo Simeones, teknikut te Atletico Madrid por ajo eshte edhe agjentja e sulmuesit te vogel te Fiorentines, Giovanni Simeone, djalit te Diegos.

E intervistuar nga ‘Fuorigioco’, e perjavshme e Gazzetta dello Sport, Natalia ka folur edhe per nje te ardhme zikalter te Simeones.

Ja fjalet e saj te plota ne lidhje me kete ceshtje:

“Me Diegon une kam nje raport special. Jemi tre femije.”

“Ai eshte me i madhi, pastaj vi une dhe ne fund Carla.”

Image result for natalia diego simeone

“Qe kur ishim femije luanim me top me Diegon por ai nuk humbiste asnjehere. Vellai im ka pasur gjithmone respekt per profesionin tim por edhe besim.”

Mund te largohej nga Atletico por ka rinovuar kontraten.

“Ne fund te gjithckaje pasioni fiton gjithmone. Jane shtate vite ato qe Diego ka kaluar tek Atletico.”

“Ai eshte nje nder me te miret ne bote ne ate qe ben. Nuk ka njeri dyshime per kete. Kudo qe te shkoje gjithesesi un do e ndjek nga pas.”

Ne Itali emri i tij mbetet gjithmone nje emer i nxehte. Cfare mendoni per nje transferim te mundshem te tij tek Interi?

“Do ju them dicka me siguri: heret ose vone, kjo do te ndodhe. E ka thene edhe vete Diego. Mendoj se eshte ceshtje kohe. I pelqen shume ajo skuader, ambjenti, te jetoje ne Milano.”

“Interi eshte skuadra e endrrave per te per ta stervitur. Por edhe me Lazion ka mbetur shume i lidhur ai.”

Puna dhe familja, si ju ecin gjerat? Probleme?

“Jo. Sekreti eshte te respektojme njeri-tjetrin dhe te mos perzijme familjen kur flasim per biznes. Por Diego nuk perzihet kurre ne punet e mia e as un ne te tijat.”

A ja sugjeron ndonje lojtar te ri argjentinas ndonje skuadre italiane?

“Po eshte nje i ri qe luan tek River Plate. Giuliano Simeone, eshte 15 vjec, femija i trete i Diegos por me i zoti nga te gjithe. E fusin si nje 9 ne loje por mua me duket me shume si nje 7.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.