Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

966 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Flet Osvaldo: “Ja ke do zgjidhja ndermjet Spallettit dhe Tottit. Mendimi qe kam per Icardi-Inter eshte qe me mire te mos flas!”

Flet Osvaldo: “Ja ke do zgjidhja ndermjet Spallettit dhe Tottit. Mendimi qe kam per Icardi-Inter eshte qe me mire te mos flas!”
Inter Club Staff

Pablo Osvaldo e ka braktisur futbollin per muziken dhe kendon me nje bande rroku. 

Ish-lojtari i Interit eshte shume i dhene pas artit dhe shume shpejt do te marre pjese ne nje emision “vallezo me yjet” ne Argjentine.

“Ballo eshte art dhe une le mendjen pas artit. Mendoj se di shume mire se si te leviz ne skene, kete gje e bej edhe me grupin tim te rrokut.”

“Ndihem shume mire me Veera Kinnunen, me ben te punoj aq shume sa me kujtojne dy tranjera qe kam dashur shume ne karrieren time: Zeman dhe Conte”, tregon ai per revizten argjentinase Chi.

“Une sex symbol? Nuk e di, ky eshte opinioni i te tjereve. Sigurisht qe ne fushe une doja te shenoja gola dhe jo te isha sex symbol. Por mbase kjo me ka ndihmuar jashte fushe, po. Look-u im kur luaja futboll?”

“Nje drejtues i Fiorentines, Corvino me thoshte duke qeshur “Priti keto floke k…! Duhet te dukesh ne fushe si nje luftetar por nderkohe me rri tere kohes duke i rregulluar”. Por pastaj dergova Fiorentinen ne Champions League edhe me floket e gjata dhe ai nuk foli me.”

Me pas shume pyetje per te kaluaren e tij si futbollist ku eshte pyetur edhe per Interin:

“Mendimi qe kam per ceshtjen Icardi-Inter? Mendimi im eshte qe me mire te mos flas. No comment. Me mire te mos flas per kete ceshtje se pastaj vjen fundi i botes. Ke do zgjidhja ndermjet Spallettit dhe Tottit? Nuk e njoh Spallettin por une jam gjithmone nga ana e Tottit ne jeten time.”

“A me mungon futbolli? Me mungon dhoma e zhveshjes, shoket e skaudres, menyra se si ndahet suksesi dhe trishtimi me te tjeret.”

“Nuk me mungon te shenoj gol ne nje stadium plot sepse ate e kam bere shume here. Sot me shume me emocionon dikush qe kendon kengen time.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.