Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

681 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Flet Spalletti: “Interista, ja per cfare jam me se shumti krenar. Radja eshte nje lojtar qe…”

Flet Spalletti: “Interista, ja per cfare jam me se shumti krenar. Radja eshte nje lojtar qe…”
Inter Club Staff

Luciano Spalletti eshte protagonist i puntates se pare te edicionit 2018-2019 te revistes se UEFA-s qe i dedikohet Champions League dhe qe eshte transmetuar diten e pare te ndeshjeve.

Tekniku zikalter ka zbuluar se kush jane ndjesite e tij per rikthimin e klubit zikalter pas gjashte vitesh mungese dhe per rikthimin e tij ne Champions pas eksperiencave tek Zeniti dhe Roma.

“Ato dy aventura dhe po ashtu edhe kjo me Interin per mua jane te nje vlere shume te madhe.”

“Kam kujtime te bukura nga cdo eksperience por nuk mund ta mohoj dot qe fakti qe arrita te rikthej Interin aty ku ka vendin, ne Champions pas kaq shume vitesh, eshte dicka qe me ben jashtezakonisht krenar. Shume krenar.”

Spalletti: "Inter in UCL, ne sono fiero. Radja dà qualcosa in più"

Interi ka fituar tre here Champions League por per Spallettin ky eshte nje bekim: 

“Nuk eshte aspak nje problem, as peshe. Per mua dhe per lojtaret eshte nje motivim me shume.”

“E kaluara sherben si inspirim sepse motivon te gjithe qe te lene shenje per tu futur edhe ata ne historine zikalter.”

Nderkohe, nder blerjet me te rendesishme te veres ka qene edhe Radja Nainggolan, qe tranjeri zikalter e pershkruan keshtu:

“Kjo lloj menyre loje qe ka, si sulmues i cdo topi, i jep shpirt Interit dhe gjate nje ndeshje mund te jape dicka me teper, dicka ndryshe. Dicka qe nuk e kishim me pare ne skuader.”

Per sa i perket grupit ne Champions, Spalletti e mbyll: 

“Eshte e thjeshte. Duam qe te kalojme kete tur.”

“Ai eshte objektivi kryesor. Bukuria e Championsit kjo eshte, perballjet e medha. Ky turne eshte Disneyland i futbollit ku endrrat e gjithesecilit behen realitet.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.