Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

362 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Florenzi, degjo pak cfare thote Stefano Pioli per Meazzen: “Fusha e San Siros eshte nje…”

Florenzi, degjo pak cfare thote Stefano Pioli per Meazzen: “Fusha e San Siros eshte nje…”
Inter Club Staff

Pak dite me pare Alessandro Florenzi, pas nje fitore me skuadren e vendit te fundit Salernitana, kishte dhene nje interviste aspak te kendeshme.

Ai kishte vene ne loje fjalet e thena nga Lautaro Martinez per gjendjen e keqe te fushes se San Siros duke thene se “nje kampion nuk duhet te ankohet per fushen”.

Por vetem pak dite me pas, eshte vete tranjeri i Florenzit te Milani qe ne nje fare menyre i ka vene fajin per humbjen ndaj Liverpool edhe fushes.

Keto kane qene fjalet e Stefano Piolit diten e djeshme: “E vertete, kemi humbur dhe fusha ishte njesoj per te dy skuadrat, por me besoni ne kete qe po ju them.”

“San Siro nuk eshte nje terren adapt per ndeshje te tilla dhe per nivelin e Champions League. Eshte shume keq.”

“Kam folur edhe me Klopp, me ka thene se Anfield eshte nje tjeter gje ne kete aspekt dhe per cilesine e fushes.”

“Kemi humbur, nuk po kerkoj justifikime, por me vjen keq. Sa keq qe luajtem ne nje fushe te tille qe beri gjithcka me te veshtire.”

Nderkohe qe Pioli ka thene keto fjale, te gjithe jane kurioz nese Florenzi ka nderruar mendim apo vazhdon te mendoje njesoj.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.