Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

1,008 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Florenzi pas ndeshjes se Milanit thumbon Lautaron: “Kush eshte lojtar i madh nuk duhet te ankohet per…”

Florenzi pas ndeshjes se Milanit thumbon Lautaron: “Kush eshte lojtar i madh nuk duhet te ankohet per…”
Inter Club Staff

Milan ka fituar ndeshjen e saj ndaj te fundit te klasifikim me rezultatin 2-0 diten e sotme ne stadiumin San Siro.

Por menjehere pas ndeshjes, duket se lojtaret e Milanit kane gjetur kohe per te thumbuar edhe Lautaro Martinez.

Ka qene pikerisht mbrojtesi i kuqezinjve, Alessandro Florenzi i cili ka folur per ate qe ka ndodhur sot ne San Siro duke leshuar disa fjale edhe per lojtarin e Interit.

Per te gjithe ata qe nuk e dine, Lautaro Martinez vetem pak dite me pare eshte ankuar publikisht per gjendjen e renduar te fushes se San Siros.

“Ne duhet qe te fusim presion per te tjeret me rezultatet tona. Nese luajme keshtu si sot mund te shkojme shume lart.”

“Milani eshte ne gare dhe normalisht qe duhet te vazhdojme te fitojme. Fitoret sjellin besim ne aftesite tona.”

“Fjalet e Lautaro Martinez per fushen e San Siros? Une mendoj se kush eshte lojtar i madh nuk duhet te ankohet per kete gjera.”

“Lojtaret e forte dhe lojtaret e medhenj duhet te luajne ne cdo fushe dhe te mos ankohen asnjehere per gjendjen e fushes.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.