Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

3,463 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Formacioni anti-Juve, ide te qarta per Mazzarrin.

Formacioni anti-Juve, ide te qarta per Mazzarrin.
Xhorxh Gellci

Handanovic, Campagnaro, Guarin dhe Nagatomo. Jane keta interistat qe kane luajtur 90 minuta ne ndeshjet e djeshme dhe qe do te zbresin ne fushe edhe te shtune ne 18, ne ndeshjen e madhe kunder Juventus.

Walter Mazzarri nuk do leje vend per eksperimente te asnje lloji dhe per kete mesfushes ‘se re’ me Taider ne krah te Kovacic dhe Guarin do i duhet te prese edhe pak. Esteban Cambiasso ka punuar ne Pinetina, nuk ka bere ndeshje ose udhetime, prandaj do te konfirmohet ne qender te fushes, me Guarin dhe Kovacic ne krah te tij.

Edhe Campagnaro dhe Nagatomo, pavaresisht turit te forces ne Kombetare, do te jene rregullisht ne fushe, me Ranocchian (i pa perdorur nga Prandelli) dhe Juan Jesus qe do te kompletojne paketen mbrojtese, ne pritje te rekuperimit te plote te Samuel.

Zgjedhje pak a shume te bera edhe perpara, me Palacion qe vjen nga 65 minuta me Argjentinen dhe qe do te formoje repart me Ricky Alvarez, i mbajtur pushim ne Kombetare. Icardi dhe Milito luftojne per nje vend pasi ndeshja te kete nisur, por nuk e ‘shqetesojne’ aspak Alvarez, i cili e ka vendin e sigurt. Gjithashtu Ishak Belfodil duhet te kaloje momentin e veshtire, si tek Inter ashtu edhe me Algjerine.

Me shume mundesi, duke perjashtuar surprizat, kjo do te jete 11-shja qe Mazzarri do te hedhe ne fushe te shtune:

HANDANOVIC; CAMPAGNARO, RANOCCHIA, JUAN JESUS; JONATHAN, GUARIN, CAMBIASSO KOVACIC, NAGATOMO; ALVAREZ, PALACIO

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.