Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

3,205 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Formacioni i mundshëm: Inter me 4-3-3, kthehet Murillo. Në sulm është Eder, Banega para mbrojtjes

Formacioni i mundshëm: Inter me 4-3-3, kthehet Murillo. Në sulm është Eder, Banega para mbrojtjes
Rinor Sopaj

Dje trajneri holandez ka qenë shumë i qartë, duke shpjeguar se 4-3-3 do të jetë si pikë referimi. Pas humbjes së rëndë nga Chievo, de Boer do të shfaq një Inter të rreshtuar në një sistem të cilin e përsosi në Ajax, por duhet të heq dorë nga Ansaldi dhe Nagatomo në krahët e mbrojtjes. Ky është formacioni i mundshëm sipas Gazzetta dello Sport:

Interi, sipas të përditshmes, do të dalë në fushë kështu: Handanovic në portë. Në mbrojtje, nga e djathta në të majtë, D’Ambrosio, Miranda, Murillo dhe Santon. Mesfusha me tre e përbërë nga Medel, Banega e Kondogbia, ndërsa në sulm Eder pritet të dal fitimtar në balotazhin me Candrevan. Në të majtë pritet të jetë Perisic, ndërsa në qendër të sulmit i zakonshmi Icardi.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.