Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

830 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

FOTO – Dzeko pershendet Nainggolan, Perisic i komenton dhe i thote: “Eja edhe ti dhe…”

FOTO – Dzeko pershendet Nainggolan, Perisic i komenton dhe i thote: “Eja edhe ti dhe…”
Bujar Berishaj

Nje aventure qe ka perfunduar per Radja Nainggolan dhe nje e re qe ka filluar.

Dhe sa i perket aventures qe ka perfunduar te Roma, te shume jane ish-bashkelojtaret e tij te cilet i kane uruar fat te Interi.

Nje prej tyre ka qene edhe sulmuesi boshnjak Edin Dzeko i cili ne profilin e tij zyrtar ne Instagram i ka dedikuar disa rreshta mesfushorit belg duke shkruar:

“Sot jam i trishtuar, dhe per fajin tend Radja… Nuk doja te shihja duke u larguar, do te na mungosh por ta dua te miren. Pac fat vella. Ciao”, ishin fjalet e boshnjakut.

E ne anen tjeter, lojtari i Interit, Ivan Perisic si gjithmone i pranishem dhe aktual ne rrjetet sociale ka perfituar nga ky postim per t’i bere nje ‘oferte’ sulmuesit te Romes duke pare edhe shoqerine e ngushte qe ka me te.

“Eja edhe ti dhe jemi ne rregull”, ishte komenti i shkurte i Perisic qe pervec te qeshurave ka shkaktuar edhe irritim te tifozet e Romes

Nderkohe edhe Nainggolan ka komentuar duke falenderuar Dzekon dhe duke i thene se do te shihemi se shpejti.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.