Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

881 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

FOTO – Inter, sa shume horror. Nga ndeshja me Lazio e deri tek Torino, sa shume raste te shperdoruara

FOTO – Inter, sa shume horror. Nga ndeshja me Lazio e deri tek Torino, sa shume raste te shperdoruara
Bujar Berishaj

Humbja me Torinon i ka zbehur edhe me shume shpresat e Interit per te arritur te vendi i trete qe do te thote play-off i Champions League.

Skuadra e Mancinit, pas nje fillimi fantastik, nuk ka treguar aftesi te kontrolloj situaten dhe ka shperdoruar shume raste per te arritur objektivin e sezonit, vendin e trete. Me poshte disa prej ndeshjeve ne te cilat Interi ka humbur pike te arta:

1. Inter 1-2 Lazio – Ndoshta fillimi i fundit. Pas kesaj ndeshje Inter ka filluar periudhen e krizes qe e ka sjellur nga vendi i pare ne te pestin. Kunder skuadres se Piolit, zikalterit barazojne me Icardin (pas golit te Candrevas per mysafiret), por ne minutat e fundit Felipe Melo shkakton nje penallti, perjashtohet dhe Lazio merr tre pike.

Inter-Lazio

2. Inter 0-1 Sassuolo – Ndoshta nje prej ndeshjeve me te mira qe Interi ka luajtur kete sezon ne San Siro. Shume raste por pa arritur te mbyll ndeshjen, kontrollon fushen dhe kerkon gjithmone rrugen e golit. Por ne fund eshte nje tjeter penallti qe denon zikalterit e Mancinit dhe i jep fitoren ekipit te Di Francescos.

Inter-Sassuolo

3. Inter 1-1 Carpi – Tjeter ndeshje ne shtepi dhe tjeter zhgenjim per zikalterit. Skuadra e Mancinit shkon ne avantazh me golin e Palacios por nuk arrin te mbyll ndeshjen. Carpi gjen golin ne minutat shtese te ndeshjes me Lasagnan dhe detyron Interin te kenaqet me nje pike.

InterCarpi

4. Hellas Verona 3-3 Inter  – Ndeshje qe ne leter dukej teper e lehte, me skuadren e Delnerit qe pozicionohej e fundit ne tabele. Zikalterit avancojne me Murillon mirepo pastaj veronezet befasojne Interin, 3 gola me koke (ndoshta edhe si pasoje e mungeses se Mirandas) dhe 3-1. Interi provon te permbys rezultatin dhe shenon 2 gola. Duhet te mjaftohet me nje pike edhe kete here.

Verona-Inter

5. Fiorentina 2-1 Inter – Nje perballje direkte. Ndeshje e mire nga Interi qe shenon me ane te Brozovic dhe 0-1. Por ne pjesen e dyte Fiorentina barazon, pastaj Alex Telles perjashtohet me te kuq dhe vendasit gjejne golin e fitores ne minutat shtese. Mekat.

Fiorentina-Inter

6. Inter 1-2 Torino Tjeter ndeshje ne te cilen Interi i Mancinit leshon pike. Pjesa e pare dominohet nga Interi qe edhe shenon me Icardin. Ne pjesen e dyte e dyte skuadra zikalter nuk mbyll ndeshjen dhe nenvlereson kundershtarin. Molinaro barazon, Miranda perjashtohet me te kuq dhe ndeshje merr tjeter kahje. Penallti per Toron, Nagatomo merr te kuq dhe Belotti shenon. Harakiri.

InterTorino

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.