Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 27, 2020

Scroll to top

Top

215 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

FourFourTwo – Ja 10 sulmuesit me te mire ne bote: “Ne TOP liste edhe 1 sulmues i Interit.”

FourFourTwo – Ja 10 sulmuesit me te mire ne bote: “Ne TOP liste edhe 1 sulmues i Interit.”
Inter Club Staff

Ne futboll fiton nese e fut brenda topin. Nese do te shpjegonim futbollin ne nje menyre banale, eshte kjo.

Ja pse top klubet europiane kane ne skuadren e tyre lojtaret me te medhenj ne sulm, pikerisht per te bere kete detyre.

Nuk eshte as cudi qe shpesh here Topin e Arte e fitojne sulmuesit dhe revista e njohur FourFourTwo ka stiluar nje klasifikim me 10 sulmuesit me te mire ne bote.

Por kujdes: kjo liste perbehet vetem nga lojtare qe luajne rregullisht ne sulm neper skuadrat e tyre dhe nuk perfshihen lojtare si Lionel Messi, Mohamed Salah, Kylian Mbappe, Pierre-Emerick Aubameyang e Neymar qe luajne si lojtare krahu. Po flasim per bombera.

E ne kete liste, ben pjese edhe nje lojtar i Interit: behet fjale per Romelu Lukaku, ku revista angleze per te ka shkruar:

“Eshte e trishtuar te mos shohim Romelu Lukaku me ne Premier League. Ka pasur gjithmone kapacitetin natyral qe te shenoje gola me nje force te paimagjinueshme.”

“Por Lukaku eshte edhe shume inteligjent dhe ka shume deshire qe te vazhdoje te permiresohet.”

“Ne vitin e fundit e ka treguar se eshte nje nga sulmuesat me te forte ne bote dhe me te besueshem: eshte golashenuesi me i mire i Belgjikes dhe eshte ende 27 vjec: do te permiresohet akoma.”

Nderkohe, lista e plote 10 sulmuesve me te forte ne bote eshte: 

Jamie Vardy, Luis Suarez, Raul Jimenez, Karim Benzema, Erling Haaland, Sergio Aguero, Romelu Lukaku, Cristiano Ronaldo, Harry Kane, Robert Levandovski.

Romelu Lukaku eshte renditur i katerti me i forte, me Cristianon i treti, Kane i dyti dhe Levandovski i pari.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.