Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

957 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Fox Sports ne Brazil zbulon: “Ja ke lojtar ka kerkuar Interin ne kembim per Gabigol.”

Fox Sports ne Brazil zbulon: “Ja ke lojtar ka kerkuar Interin ne kembim per Gabigol.”
Inter Club Staff

Gabigol deri me tani ne Brazil qe kur eshte huazuar nga Interi ka qene nje shperthim i vertete dhe golat e tij pothuajse nuk mungojne asnje fundjave. 

Ai shenon ne pafundesi dhe aktualisht eshte golashenuesi me i mire i skuadres se tij dhe te gjithe kampionatit .

Te gjithe e dine qe nuk eshte me nje sekret qe Flamengo po kerkon ne te gjitha menyrat qe ta bleje me titull perfundimtar lojtarin.

Sulmuesi po kalon nje moment te mrekullueshem dhe skuadra braziliane eshte e mendimit se nese do e bleje nga Interi do e rrisi akoma me shume vleren e tij dhe do mund ta shesi pas pak sezonesh edhe me shtrenjte.

Ne kete moment eshte e qarte qe Interi deshiron ta shese lojtarin brenda 2020 sepse Gabigol eshte ne huazim tek Flamengo deri ne 31 dhjetor te 2019.

Pikerisht per kete arsye skuadra braziliane do te prezantoje nje propozim zyrtar per Interin ne muajt e ardhshem.

Por me sa duket ka nje te re ne oret e fundit qe eshte me te vertete e rendesishme dhe e zbulon Fox Sports ne Brazil.

Sipas tyre, shoqeria zikalter deshiron qe ne kete operacion te futet nje opsion per blerjen e Lincoln, lojtar i ri shume i talentuar dhe qe pelqehet nga gjysma e Europes.

Interi preferon qe Lincoln te vije ne Milano ne kembim te Gabigol dhe parave ose qe te perfitoje nje klauzole nga klubi brazilian qe ne rast shitje te jete Interi ajo qe do te vendose te ardhmen e tij.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.