Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | September 20, 2018

Scroll to top

Top

1,012 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

FPF, Al-Khelaifi kunder Tebas: “Pse nuk shikon punet e veta. Sulmon Interin, neve dhe pastaj…”

FPF, Al-Khelaifi kunder Tebas: “Pse nuk shikon punet e veta. Sulmon Interin, neve dhe pastaj…”
Inter Club Staff

Vetem pak jave me pare kane ndodhur deklaratat e Javier Tebas, numri nje i La Liga Spanjolle qe sulmonte Interin, PSG por edhe klubet e tjera jashte Spanjes. 

Por duket se sot ka ardhur pergjigja e Nasser Al-Khelaifi.

Kujtojme qe Tebas kishte sulmuar si PSG por edhe Interin duke thene “Keto skuadra duhet te perjashtohen nga kompeticionet europiane. Fair Play Financiar ka vdekur” si dhe per Interin kishte treguar se “perdorin truke te dyshimta dhe marifete per te arritur tek Modric.”

E keshtu, nga faqet e Marca, presidenti i PSG eshte mbrojtur nga akuzat e Tebas dhe ka deklaruar:

“FPF? Behet fjale per zera qe vijne nga Spanja dhe te gjithe e dime se kush i ka thene.”

“Por ne nuk na intereson se cfare thone lart e poshte. Jemi te qete. E dime qe i kemi bere gjerat sipas rregullave.”

“Kemi shitur lojtare per nje shifer rekord kete vere dhe nuk do e benim kete gje nese nuk do te na e kerkonte FPF. Nuk me pelqejne njerezit qe nuk jane te drejte dhe t e ndershem. Duken miq ne pamje te pare pastaj te ngulin thiken pas shpine.”

“Mua me pelqen qe te me thuhen gjerat ne fytyre. Nuk me pelqejne klube qe flasin prapa kraheve tone dhe kjo gje po ndodh ne kete moment.”

“Une per Tebas nuk kam folur pas shpine asnjehere por ai e ben. Heren e fundit qe kemi folur, kam qene teper i qarte me te.”

“Ai ka sulmuar te gjithe boten, Parisin, Interin. Por le te merret me mire me punet e veta, me La Liga dhe me klubet e veta. Te na lere ne te punojme sipas rregullave qe na lejohet nga UEFA apo Federata. Te na lere te qete te gjitheve, jo vetem PSG.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.