1,748 views
FPF, UEFA takon Interin: permiresim i ndjeshem
Ka ndodhur dje ne Nyon takimi mes Interit (qe u perfaqesua nga Bolingbroke, Williamson dhe Ausilio) dhe UEFA-se sa i perket Fair Play Financiar.
Nje takim i caktuar prej kohesh qe ka konfirmuar qe klubi zikalter eshte ne rrugen e duhur. Objektivi i pare: mbyllja e bilancit 2015-16 ne minus prej 30 milione.
“Interi, hap pas hapi, eshte duke arritur marreveshjet qe ka bere me UEFA-ne dhe takimi i djeshem ka qene nje update per te konfirmuar permiresimet e bera dhe per te hetuar pritshmerite e ardhshme. Situata eshte ne permiresim te ndjeshem. Takimi i ardhshem pas 30 qershorit, kur te jete mbyllur bilanci”.