Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | September 16, 2019

Scroll to top

Top

985 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

France Football – Interi i “ploteson” nje enderr Morattit? Zikalter me sondazhe per Payet qe…

France Football – Interi i “ploteson” nje enderr Morattit? Zikalter me sondazhe per Payet qe…
Bujar Berishaj

France Football, gazeta e famshme franceze, ishte e para qe kishte folur per nje sondazh te Interin per Yacine Brahimi.

Tani francezet japin nje emer tjeter per repartin e sulmit te zikalterve: Dimitri Payet i Olympique Marseille.

Sipas te famshmes franceze, Interi eshte duke monitoruar situaten e sulmuesit te klubit te Marseille dhe duket se mosha e tij (Payet ka mbushur 31 vjec ne mars te ketij viti) nuk eshte problem per klubin e Zhang Jindong.

France Football raporton se njerezit e merkatos zikalter tashme kane bere disa sondazhe me agjentet e ish-lojtarit te West Ham, me ish-klubin e tij qe ka menduar ta kthej lojtarin ne Premier League.

Por, sic thone raportimet nga Franca, futja e Interit ne gare per Payet mund te paraqes nje kercenim te vertete per klubin nga Londra.

Kujtojme qe Payet eshte nje lojtar shume i dashur per ish-presidentin zikalter Massimo Moratti qe pas Europianit fantastik te lojtarit me Francen ne 2016 i kishte keshilluar drejtuesit e Interit qe te mendojne per te, duke thene se po te ishte ai ne krye do te mendohej per sulmuesin.

Dimitri Payet nuk eshte pjese e Frances ne kete Boteror kurse ne sezonin e kaluar me Olympique Marseille ka shenuar 10 gola ne 47 paraqitje duke asistuar edhe 24 here.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.