Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

610 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

France Football – Nese Icardi largohet, Inter e ka gati zevendesimin: Mario Balotelli! Ja detajet…

France Football – Nese Icardi largohet, Inter e ka gati zevendesimin: Mario Balotelli! Ja detajet…
Inter Club Staff

Ai eshte larguar mes njemije e nje polemikave nga Interi, sepse  me bluzen zikalter ka kaluar shume momente te pakendeshme. 

Por keto momente kane zgjatur edhe me vone, me deklaratat e tij, por edhe me kalimin tek Milani qe shtoi akoma me shume inatin e tifozeve ndaj tij qe kishin shume shpresa se do te behej nje ikone e skuadres zikalter.

Por Mario Balotelli eshte lojtari tipik i cili ka nje talent si askush tjeter, por e coi dem me sjelljet e tij jashte fushe.

Keshtu, pikerisht per te dhe per nje kalim te Mario Balotellit tek Interi ka folur sot France Football.

Sipas prestigjozes franceze, ai do te largohet me parameter zero nga Nice, dhe skuader qe e kerkon ate pervec Romes, Borussia Dortmund, Los Angeles dhe Olympique Marseille, eshte edhe nje njohje e vjeter: pikerisht Interi.

Ja cfare shkruajne ata per kete ceshtje:

“Mario mund te kapet nga nostalgjia dhe te rikthehet tek skuadra ku shkelqeu me se shumti dhe nga ku debutoi nga akademia ne futbollin e madh.”

“Ai me Interin ka luajtur numrin me te madh te ndeshjeve me nje skuader, dhe me Interin ka fituar nje Champions League ne 2010.”

“Nese Mauro Icardi do te largohet, asnje dyshim qe Mario Balotelli do ta zevendesonte ne skuadren zikalter numerikisht por edhe si vlere ne skuader.”

Me sa duket, gazetari qe e ka shkruar kete artikull ka harruar dicka te vogel por shume te rendesishme: tifozerine zikalter qe nuk do ta pranonte kurre nje transferim te tille.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.