Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

555 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Franco Baresi: “Milani mire por a e dini sa here e kam nisur derbin si favorit e ne fund e kam ngrene?”

Franco Baresi: “Milani mire por a e dini sa here e kam nisur derbin si favorit e ne fund e kam ngrene?”
Inter Club Staff

“Milani di te mbroje shume mire dhe eshte bere nje skuader goxha kompakte. Duket se ne lojen e tyre perfshihet cdo lojtar ne fushe. Nuk mendojne me ne individualizma e ky eshte nje lajm i mire.”

“Per kete gje i jap meritat tranjerit Gattuso sepse ka ditur se si te futet ne mendjen e djemve te tij.”

“Ka qene shume i zoti qe te transmetoje idete e tij dhe filozofine e tij e madje ka bere qe te perfshihen edhe ata qe luajne me pak”

Kete gje e ka shpjeguar ne intervisten e tij per Gazzetta dello Sport legjenda e Milanit Franco Baresi, vellai i Beppe Baresit, ish-legjendes zikalter.

Por ai ka vazhduar edhe me tej ku ka theksuar se derbi nuk ka favorit dhe se shpesh here ne karrieren e tij e ka pesuar kete gje:

A mund te na zbulosh dot derbin me te bukur dhe me te shemtuar?

“Nuk mundem, jane shume (qesh). Por mund t’ju them se ato qe ndjeja me shume ishin ato kur nga ana tjeter ne fushe kisha vellain tim,”

Po nje parashikim per ndeshjen? Milani duket favorit!

“Pikerisht. Prandaj nuk duhet te bej parashikim. Derbit nuk jane te parashikueshem dhe historine e tyre e percaktojne ne fushe. A e dini sa here e kam nisur une nje derbi si favorit dhe ne fund e kam ngrene? Ajo qe me kenaq eshte te shikoj Milanin ne nje moment te mire fizik dhe mendor. Milani po rikthehet, ka entuziazem, atmosfera eshte e mire por derbi fitohet ne fushe, jo perpara.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.