Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 5, 2022

Scroll to top

Top

720 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Hakimi, kaq shpejt? Gazzetta zbulon: “Diten e djeshme i dergoi menjehere nje sinjal Contes. Ai eshte me shume…”

Hakimi, kaq shpejt? Gazzetta zbulon: “Diten e djeshme i dergoi menjehere nje sinjal Contes. Ai eshte me shume…”
Inter Club Staff

Ka nisur zyrtarisht aventura e Achraf Hakimi tek Interi. Pas dy muajsh pritje, lojtari i krahut maroken ka zbarkuar ne Appiano Gentile.

Ish-lojtari i Borussia Dortmund ka zgjedhur klubin zikalter per shperthimin e tij perfundimtar duke besuar tek Antonio Conte.

“Tekniku i duhur per tu bere nje lojtar i papermbajtshem. Sistemi i lojes ‘kontian’ duket se eshte krijuar pikerisht per te.”

“Ai mezi po pret te pushtoje Serie A me te gjitha cilesite e tij te jashtezakonshme”, shkruan La Gazzetta dello Sport.

Interi ka mbetur e lenduar nga ai muaj me pare ne ate kthim rezultati ne Dortmund: “Nuk eshte nje rastesi qe ka qene pikerisht ai blerja e pare e misionit kampionat”, vazhdon e perditshmja italiane.

“Hakimi deshiron te djege etapat dhe deshiron te jape maksimumin brenda dhe jashte fushes se lojes. Kete e tregon edhe rekordi ne Bundeslige (qe u parakalua nga Alphonso Davies ne qershor) me 35,67 kilometra ne ore shpejtesi maksimale.”

“Ai direkt i dergoi nje sinjal Contes diten e djeshme ku ne konference tha se nuk ka rendesi pozicioni, por ka rendesi detyra qe kerkon tranjeri nga ai. Ishte sinjali i pare dhe i drejtperdrejte se ai ka ardhur ti bashkohet kauzes zikalter.”

“Me blerjen e Hakimi, Interi ka derguar nje sinjal te forte per te gjithe konkurencen: Jemi rikthyer.”

“Eshte shume me shume sa sa vetem nje blerje e madhe per tifozet. Ai eshte nje shperthim energjie, golash dhe assist (10 ne sezonin e fundit). Ka nje deshire te pamase per te veshur fanellen e Interit e duket qe te syte qe i shkelqejne.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.