
Fundi i muajit “tragjik” te Mazzarrit. 3 Nentori…
Vetem nje fitore ne 37 ditet e fundit. Sigurisht qe nese e lexojme keshtu, nuk mund te flasim per numra shqetesues. Por Gazzetta dello Sport ne numrin e sotem, shkruan se momenti i ‘clodhjes’ zikalter mund te kete perfunduar pikerisht me ardhjen e nentorit.
Pikerisht ne 3 nentor te vitit te shkuar, Interi bente nje nga paraqitjet me bindese, duke mundur Juventusin ne shtepine e vet, duke u regjistruar si skuadra e pare qe dhunonte Juventus Stadium. Jo keq per nje tifoz interist. Keq, shume keq per nje tifoz bardhezi. Tani historia eshte ndryshe, eshte nje tjeter Inter dhe luan kunder nje skuadre tjeter, me te njejtat ngjyra, por me vendodhje gjeografike te ndryshme: Udinese-Inter do te luhet pikerisht ne 3 nentor, dhe ku i dihet nese kjo date u sjell fat zikalterve…
Muaji tragjik: Ajo qe e ben Interin te shkoje me optimizem ne ndeshjen e Udines, eshte fundi i muajit te tmerrshem per Walter Mazzarrin, muaji tetor, qe nuk i ka ecur asnjehere ne karrieren e tij. Sic kujton Gazzetta dello Sport, ne ndeshjet e luajtura ne tetor, Mazzarri ka marre 21 fitore, 11 barazime dhe 25 humbje. Por neser eshte 3 Nentor.