Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

1,943 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Furia daneze, Mudingayi shkembor dhe ulerimat e Mazzarrit. Ja edhe tre baby talentet.

Furia daneze, Mudingayi shkembor dhe ulerimat e Mazzarrit. Ja edhe tre baby talentet.
Ardis
  • On 13/10/2013, 15:40

Nje ndeshje miqesore qe ja vlen deri ne nje fare pike, por dje Mazzarri ka marre disa pergjigje me te vertete inkurajuese nga ajo qe mund te quhet Inter B. Tekniku toskan, i privuar nga 11 e kombetareve, gjendet per te testuar pothuajse te gjitha alternativat, sic ndodh shpesh per shkak te problemeve qe te japin ndeshjet e kombetareve ose demtimet e vogla (asgje serioze me rastin e demtimit te Principe, por ndalesa te vogla qe te detyrojne te vesh ne praktike modulin e TurnOver), dhe pergjigja ishte rezultati 3-0. Loja nuk ishte shume entuziaste gjate gjithe 90 minutave, por jane pare permisime ne ndeshjen kunder Locarnos.

MIKSIMI I FORMACIONEVEMazzarri kerkonte te vleresonte disa lojtare qe nuk kishin gjetur shume hapesire, si Mudingayi, Samuel, Andreolli, Wallace dhe Belfodil. Ne kete menyre tekniku hedh ne fushe 11-shen e pare me pak titullare qe luanin jashte rolit te tyre. Juan si lojtar krahu (tipi Nagatomos) dhe Cambiasso ne mesfushe. Zgjidhje te reja? Aspak, vetem nje menyre per te vene te luaje Mudingayi-n ne vendin e Cambiassos dhe ti jepte nje dite te lire brazilianit duke e liruar nga detyrat teknike precize. Mbrojtja gjate ndeshjes u shfaq shume mire. Samuel duket qe po i afrohet formes se tij ideale dhe me ne fund Andreolli tregohet i sigurte per te gjithe garen. Ne mes Mudingayi ishte prej shkembi dhe jep sinjale te rendesishme. Sektori i djathte, me Wallace dhe Kuzmanovic, nuk ishin ne nivelin e pritshmerive. Serbi gjithsesi shfaq me shume personalitet se braziliani, i cili dha nje performance te dobet dhe nuk arrin te behet i rrezikshem. Juan ne te majte eshte nje tren i pandalshem dhe kerkon shpesh kombinimin me Belfodil. Algjeriani sikur kerkon te shpertheje, por gabimet e vogla i prishin gjithcka. Mazzarri bertiste per ti thene lojtareve te tij qe te luajne topin dhe te levizin ne menyre me te disiplinuar. Ishte testi i tij dhe mund te thuhet se nuk kane bindur te gjithe, pavaresisht golave.

START I MENJEHERSHEM – Mbas 50 sekondash zikaltrit e gjejne veten ne avantazh. Nje gabim i mbrojtjes se Locarnos e nxjerrin Belfodil te lire perpara portierit. Algjerianin e rrezojne ne zone dhe i japin goditjen nga 11 metershi. Te pakten nga pika e 11 metershit tregohet me i ftohte se ne fillimin e sezonit. Qe nga ai moment e tutje, zikaltrit provojne te menaxhojne lojen por vetem veprimet individuale e disa lojtareve mund te quhen te rrezikshme. Nje pjese e pare e merzitshme. Dy goditjet ne porte vijne me ne fund nga Ventre. Wallace kishte shume mundesi te jepte pasime te mira nga krahu i tij, por braziliani vuan nga gabimet e tij. Zvicerianet mbyllen ne gjysemfushen e tyre, por Interi nuk ndryshon loje. Shperthimet nga tifozeria shkojne per presidentin Moratti dhe kapitenin Zanetti qe ishin prezent ne fushe per te pare ndeshjen.

FURIA DANEZE – Ne pjesen e dyte Olsen zevendeson Cambiasson dhe krijon panik ne mbrojtjen zviceriane. Djaoshi i ri tashme ish-primavera ka personalitetin e duhur dhe tregon te gjithe repertorin e tij: luan me koken lart dhe ben dribling dhe lojra spektakolare, qe karikojne publikun. Gjen golin mbas kalimit te disa lojtareve zviceriane. Mbase shume individualist ne disa raste, mbi te gjitha nen diktatin mazzarriano, por edhe ai e vlereson talentin e paster te danezit. Ne kete Inter eshte e veshtire te gjesh hapesira, por qendroi qe te stervitej me te medhenjte, te pakten deri ne fund te janarit. Me pas do te vendose nese do te ike te gjeje me shume hapesira per te luajtur diku tjeter. Te shumte jane ata qe e kerkojne, por zikaltrit besojne tek ai dhe e japin vetem ne forme huazimi. Ndeshja shkon ne rezultatin 3-0 me golin e Samuel dhe Castellazzi beri disa nderhyrje te mira ne mbrojtje te portes se Interit.

INTERI I TE RINJVEWallace dhe Olsen jane te vitlindjes 94, duhet thene nje gje e tille, por tashme jane pjese e skuadres se pare. Ata qe enderrojne te bejne hapin e madh jane Donkor dhe Ventre. Mbrojtesi i vitlindjes 95 dominoi vitin e shkuar me Primaveren. Cilesite atletike jane te mrekullueshme, tashme po punon per tekniken dhe pozicionin. Michael Ventre, vitlindja 1996, ka ardhur diten e fundit te merkatos nga Genoa. Fizik alla Giovinco, teknike shume te mire dhe gjuajtje prej kampioni potencial. Duhet te rritet shume, por vullneti nuk i mungon. Ai eshte me i rrezikshmi nga zikaltrit ne pjesen e pare. Dhe ne fund Federico Bonazzoli, vitlindja 1997, nje garanci e vertete si per Interin ashtu edhe per futbollin italian. Minutat e para prej profesionisti i nje kampioni te ardhshem, i gjithe Interi beson.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.
Tags