Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

251 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Gabigol dhe Joao Mario: ja kush eshte plani zikalter per ta ne merkaton e janarit

Gabigol dhe Joao Mario: ja kush eshte plani zikalter per ta ne merkaton e janarit
Ardis
  • On 16/11/2018, 21:18

Asnje goditje e madhe ne janar, dhe sa me pak transferime ne dalje te “renda”. Kjo gje shpjegohet nga Tuttosport. “Emri i pare eshte qartesisht ai i Gabigol qe me 2 dhjetor do te mbaroje huazimi i tij tek Santos – lexohet ne gazete -.

“Braziliani i blere per 33 milione ne veren e 2016, ne vendlindjen e tij duket se ka rilindur dhe ne 2018 ka realizuar 20 gola, 16 ne kampionatin Brasilerao, aty ku eshte ne krye te golashenuesve”.

“Ka disa oferta ne vendlindje (Cruzeiro ne rradhe te pare), por edhe nga Premier League, ku Crystal Palace po tregon interes. Inter-i do qe te shfrytezoje mundesine per te sjelle Gabigol ne Europe dhe te provoje rritjen e tij, per 6 muaj e ardhshem. Por ne rastin e ndonje oferte ne shifrat e 20 milione €, do ta linte te transferohej”.

“Tashme ka dhene sinjale rilindje edhe Joao Mario me zikaltrit: portugezi kunder Lazio-s dhe Genoa-s ka treguar se mund te jape kontributin e tij, por nese ky rendiment konfirmohet ne ndeshje te tjera dhe prodhon oferta per ne janar, klubi do ti merrte ne konsiderate. Vlera e Joao Mario-s? Rreth 30 milione €.

Ne rastin e nje transferimit te njerit nga te dy ose edhe te dy bashke, me pak fjale, i jep hapesire merkatos ne hyrje. Ne listen e transferimeve ne hyrje – sipas Tuttosport – do te ishte, mbi te gjitha, futbolliste me elemente te perdorshem ne kampionat:

“Inter-i po ndjek talentin kroat Ivan Sunjic, 22 vjec, lojtar i Dinamo Zagreb, rregjister me karakteristika qe ne vendlindje te kujtojne Modric ne moshe te re”.

“Ne Itali, perkundrazi, vemendje ndaj Marco Benassi-t: Fiorentina e vlereson te pakten 25 milione €, e veshtire, per te mos thene e pamundur per ta transferuar ne janar, por nje tentative, ne rastin se do te ndodhnin shitje te rendesishme, Inter-i mund ta transferoje”.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.