Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

422 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Gabigol: “Inter, do te kthehesha por per te luajtur. E ndjek skuadren, dua te falenderoj…”

Gabigol: “Inter, do te kthehesha por per te luajtur. E ndjek skuadren, dua te falenderoj…”
Bujar Berishaj

Shume tifoze te Interit e kujtojne akoma Gabriel Barbosan, ndryshe i njohur si Gabigol qe tashme kishte hyre ne zemrat e shume tifozeve interist. 

Erdhi me shume buje por nuk eshte se tregoj shume, nje aventure e shkurter si zikalter para se te kthehet ne Brazil, serish tek Santos.

Kete here si i huazuar deri ne 1 janar 2019, kur duhet te kthehet ne Milano. Mes nje te kaluare milaneze, nje te tashme braziliane dhe nje te ardhme akoma per t’u shkruar, Gabigol eshte intervistuar nga fcinternews.it ku ka folur:

“Mendoj qe kam mesuar shume gjera ne Europe. Dallimi kryesor eshte se tani po luaj me vazhdimesi. Ndjej besimin qe me duhet per te treguar ate qe di te bej”, e ka nisur ai.

“Ishte nje periudhe rritje ajo te Interi. Ne fushe dhe jashte. Kam mesuar shume duke luajtur atje dhe duke jetuar ne Milano. Nese e ndjek akoma Interin? Po, me ndodh shpesh te shoh ndeshjet e Interit”.

“Tani dua nje lloj hakmarrje, te kthehem dhe te tregoj cfare lojtari jam. Me pelqen shume dashuria e tifozeve. Dua t’i falenderoj per ate. Po, do te me pelqente te kthehesha. Dhe te luaja. Por kjo do te definohet ne te ardhmen”, ka shtuar Gabigol.

“Nje mesazh per tifozet? Forca Inter. Uroj te jene gjithmone te lumtur dhe perkrahe skuadres. Faleminderit per gjithe mbeshtetjen dhe dashurine qe keni treguar ndaj meje”.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.