Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

787 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Gabigol: “Inter? Ja kur do te flas me ta per te ardhmen time. Per De Boer ju tregoj se…”

Gabigol: “Inter? Ja kur do te flas me ta per te ardhmen time. Per De Boer ju tregoj se…”
Inter Club Staff

Rikthehet te flase per mediat Gabriel Barbosa qe i intervistuar per Globo TV ka shpjeguar vendimin e tij per te luajtur ne 2016 ne Europe.

Ja fjalet e tij per median braziliane:

“Isha shume mire tek Santos, vija nga nje titull olimpik.”

“Ne ate moment zgjodha te sfidoj veten me nje kampionat te ri dhe per te njohur nje kulture te re.”

Serie A ka kete famen e te qenit nje kampionat teper i veshtire, por eshte shume interesant. Tani atje luan edhe Cristiano Ronaldo.”

“Por une me pas zgjodha te rikthehem tek Santos sepse kjo eshte shtepia ime e ku ndihem me mire.”

Nderkohe, pak me pas, Gabriel Barbosa ka folur edhe per kanalin Youtube Desimpedidos, dhe aty lojtari brazilian ne pronesi te Interit, ka folur edhe per te ardhmen.

Keto kane qene fjalet e tij:

“Kam nje kontrate me Interin. Tani jam i lumtur tek Santos, eshte shtepia ime, por ne fund te vitit do te kuptoj se cfare do te ndodhe ne te ardhmen dhe situaten time.”

Duhet te flas me drejtuesit zikalter nese do te kthehem atje apo jo, nese do te qendroj tek Santos apo do me duhet te shkoj diku tjeter.”

“Ne Itali kam pasur shume pak mundesi te luaje, me vjen keq.”

Me pas, ai rikthehet te flase per De Boer dhe per fjalet e tij ne drejtim te tij:

“Kam preferuar ta marr si nje kritike konstruktive.”

Edhe sepse une me ate flisja shume. Prandaj mendoj se nuk mi ka thene ato fjale me kuptim te keq…”

Nderkohe, kujtojme qe Gabigol eshe ne huazim deri ne daten 31 dhjetor tek Santos ne Brazil dhe pas kesaj date pritet te rikthehet ne Itali.

Gjithmone nese nuk do te kete nje rinovim huazimi per te apo nje transferim tek nje skuader tjeter.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.