Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

2,558 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Gabigol: “Inter, po vij per te ndihmuar! Me shume presion? Me pelqen. Sfide e re, mezi po pres. Kam folur…”

Gabigol: “Inter, po vij per te ndihmuar! Me shume presion? Me pelqen. Sfide e re, mezi po pres. Kam folur…”
Bujar Berishaj

Ndeshje e fundit me fanellen e Santos per Gabigol, qe eshte inkuadruar ne loje ne pjesen e dyte ne ndeshjen e humbur me rezultat 1-0 nga Figueirense. Duke folur ne konference per shtyp ne fund te ndeshjes, sulmuesi ka falenderuar klubin bardhezi dhe ka folur per sfiden e re zikalter:

“Santos me ka larguar nga Sao Bernardo, ku do te kisha mundesi te vogla, dhe me ka dhene gjithcka. Tani eshte momenti per te ndryshuar. Vendimi per t’u larguar ka qene i imi. Tani per mua nis nje etape e re, po shkoj ne nje klub me te vertete te madh. Bisedimet me ta me kane pelqyer, si me trajnerin ashtu edhe me lojtaret. Po shkoj per te ndihmuar Interin. Ketu te Santos kam mesuar shume, jo vetem si lojtar por edhe si njeri. Eshte shtepia ime, jam ketu qe 10 vite”.

Talenti brazilian nuk eshte aspak i frikesuar nga kalimi ne nje ekip i madh: “Me shume presion ne Milano? Me pelqejne presioni dhe sfidat. Dhe kjo per mua eshte nje tjeter sfide. Kampionati italian ka shume konkurrence, plote me skuadra te medhaja. Jam me shume se i gatshem per te shkuar ne Evrope. Do te shkoj me familjen time dhe shoket. Pastaj ka edhe lojtare te medhenje brazilian ne Itali. Eshte nje sfide e re dhe mezi po pres qe te filloj”.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.