Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

724 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Gabigol, Interi ka percaktuar cmimin e shitjes: ja shifrat! Nderkohe lojtari premton…

Gabigol, Interi ka percaktuar cmimin e shitjes: ja shifrat! Nderkohe lojtari premton…
Ardis
  • On 14/11/2018, 19:28

Gabriel Barbosa ose ndryshe Gabigol, u prezantua me shume buje tek Inter-i si nje blerje e madhe, pavaresisht se ishte nje lojtar shume i ri ne moshe dhe kishte luajtur ne kampionatin brazilian.

Dhe si cdo futbollist i ri ne moshe, te prezantohesh me aq shume buje ne Milano-n zikalter, mbushet me emocion, por gjithashtu pritshmerite ndaj tij jane te larta, dhe kjo diference midis pritshmerive dhe realitetit beri qe Inter-i te merrte vendimin per ta huazuar ne Brazil.

Ne brendesi te Santos-it nuk ka optimizem persa i perket qendrimit te Gabigol edhe me nje sezon tjeter. Sipas informacioneve te raportuara nga portali UOL Esporte, qellimi i Inter-it eshte qe te mos rinovoje huazimin e sulmuesit, huazim qe mbaron me 31 dhjetor 2018.

Por Santos-i mund te ngushellohet me faktin, gjithmone sipas UOL Esporte, se Gabigol i ka premtuar klubit qe nuk do te luaje per asnje skuader tjeter braziliane. Nga ana tjeter klubi zikalter nuk ka me qellim per ta dhene huazim brazilianin.

Klubi zikalter kerkon qe ti jape edhe nje shanc tjeter lojtarit, qe nga momenti qe ne shoqerine zikalter kane mbetur te impresionuar me performancen e lojtarit me bluzen e Santos. “Inter-i pranon qe te futet ne tratativa per Gabigol duke filluar me nje vleresim te kartonit te tij tek 20 milione €, nje shifer jashte realitetit per klubin brazilian Santos”, shpjegon UOL. Sulmuesi ka realizuar 16 nga 40 golat e skuadres ne 33 ndeshje.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.